E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente në Lezhë e Korcë, 1 i vdekur 6 të plagosur

LEZHë- 6 persona kanë pësuar plagë të lehta si pasojë e një aksidenti në autostradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur sot kur në aksident janë përfshirë tre mjete, përkatësisht një furgon pasagjerësh me targa Shkodre 068 A, një makinë tip benz po me targa Shkodre 78 33 D dhe një makinë tjetër me targa greke. Për pasojë janë plagosur Emiljano Gjeta, Ardian Thana, Hasan Muca, Xhemal Smaja, Gjyhere Smaja dhe Pashke Tumraku. Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i aksidentit ka qënë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia.Ndërkaq në Korcë përplasja mes një autobusi dhe një motorri i ka marrë jetën një 37-vjecari. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne aksin Korcë-Pogradec, kur autobusi me pasagjerë që udhëtonte nga Korca në drejtim të Tiranës është përplasur me një motorr që drejtohej nga Sokol Lama. Si pasojë e përplasjes 37-vjecari ka pësuar plagë të rënda në trup që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat nisën hetimet për aksidentin. Në bazë të hetimeve paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qenë hyrja e gabuar e motorrit, i cili i ka prerë rrugën autobusit duke shkaktuar dhe plagosjen.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›