Messi impresionohet nga Bayerni

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar se Bayerni Munichu është ekip i mirë dhe se duket më i fortë se sezonin e kaluar.
Pas emërimit të Jupp Heynckesit, gjiganti nga Allianz Arena ka shkëlqyer në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, për dallim nga sezoni dëshpërues 2010-11. Derisa Barcelona synon që gjatë këtij edicioni të fitojë trofeun e tretë kontinental në katër vitet e fundit, Messi ka identifikuar Bayernin si njërin prej konkurrentëve kryesor.
“Bayern ka ekip të mirë, shumë të rrezikshëm” tha Messi për Bild. “Ata janë më të fortë se vitin e kaluar. Të gjithë janë në top formë. Dhe për më tepër, finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon zhvillohet në stadiumin e tyre dhe ky është një motiv shtesë për ta” përfundoi 24 vjeçari.