E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukësi për rekorde, 7 fitore radhazi

Nga ERJON SALIU

Ekipi i drejtuar nga trajneri Berberi eshte i pandalshem. Ndalesa e fundit eshte ajo e javes se 8-te ne Elbasan

Fitorja me Butrintit ka sjellë harmoni në kampin kuksian, edhe pse u arrit me rezultatin e ngushtë 1-0. Ekipi i drejtuar nga trajneri Shahin Berberi po vendos rekorde javë pas jave, duke regjistruar kështu fitoren e 7-të radhazi. Kuksianët kanë humbur për here të fundit në Elbasan, në javën e 8-të.

Kukësi i fazës së dytë, edhe pse shënoi vetëm një gol me Butrintin, tregoi se është një ekip cilësor, ku konkurrenca është shtuar ndjeshëm pas përforcimeve që janë bërë në merkaton e dimrit nga presidenca.

Stafi kuksian është optimist pas fitores së pare, që u arrit në fushë asnjanëse. Ndoshta mungesa e tifozëve, këtë herë të paktë në numër, sepse qyteti i Kukësit është i izoluar nga dëbora e madhe, ka ndikuar në psikologjinë e ekipit. Gjithsesi, e rëndësishme është fitorja dhe Kukësi ia doli.

Ndeshjet e kampionatit janë shtyrë një javë dhe kuksianët do të zhvillojnë një mini-fazë në kryeqytet, në prag të ndeshjeve me Luftëtarin dhe Burrelin, e para e prapambetur, kurse e dyta e vlefshme për javën e 17-të. Fitorja natyrisht që na shërben shumë për vazhdimësinë, në fund të fundit na shtone dhe 3 pikë.

Ne i kemi zhvilluar të gjitha ndeshjet në fushën tonë në praninë e shumë tifozëve, që na kanë mbështetur fort, ndaj them se fakti që luajtëm në Laç dhe pa shumë mbështes, ndikoi edhe në psikologjinë e lojtarëve. Gjithsesi, falë kualiteteve në ekipin tone, fituam edhe me Butrintin.

Mund të kishim fituar me rezultat edhe më të thellë, megjithatë edhe një gol ka vlerën e tri pikëve. Tashmë Kukësi është i qetë dhe do të vijojë përgatitjet për ndeshjet e radhës, me Luftëtarin dhe me Burrelin, – tha drejtori teknik i ekipit kuksian, Sabir Balla.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›