Korça i mbetet PS-së, komunat kalojnë djathtas
Korçë Qarku i Korçës nuk ka pasur asnjë problem gjatë procesit të votimit dhe madje në atë të numërimit të votave të së dielës, për zgjedhjet e pushtetit vendor. Jo në pak raste është mbyllur numërimit i votave, ku theksojmë se Partia Demokratike ka marrë shumicën e komunave të qarkut të Korçës, teksa nga ana tjetër bashkitë e këtij qarku janë rozë. Megjithëse këto votime nuk kanë sjellë ndryshime të mëdha, pritshmëritë kryesore kanë qenë në Bashkinë e Korçës, aty ku duhet theksuar se ka pasur një garë të fortë mes kryetarit aktual të kësaj bashkie, Niko Peleshi, i cili është duke u rikonfirmuar për herë të dytë dhe kandidatit të PD Andrea Mano, prefekt i Korçës në detyrë. Në Korçë vijon numërimi i votave, ndonëse gjatë mëngjesit të së martës, puna është ndërprerë për afro dy orë, për pastrimin e ambienteve ku kryhet numërimi në shkollën e mesme “Themistokli Gërmenji”. Ndërkaq, duhet theksuar se numërimi ka përfunduar në qytetin e Bilishtit, ku konfirmohet si kryetar i bashkisë në mandatin e tij të tretë, Valter Miza i PD. Përsa i përket Bashkisë së Ersekës, Pogradecit, ato janë majtas me krybashkiakë që marrin nga një tjetër mandat. Në Maliq, bashkinë do ta drejtojë Gëzim Topçiu i PS, kurse në Pogradec, Artan Shkëmbi, edhe ky i PS. Kështu duket se do ndodhë edhe në qytetin e Korçës, ku kryeson Niko Peleshi i PS, me rreth 1700 vota përpara. Ndërkaq, trendy i këtyre zgjedhjeve janë komunat në qarkun juglindor, të cilat gati në pjesën më të madhe janë fituar nga kandidatët e PD. I.V.
Korçë
PS Niko Peleshi 11 118
PD Andrea Mano 9652
44 nga 88
Pogradec
PS Artan Shkëmbi 7580
PD Luan Topçiu 5837
28 nga 56 kuti
Buçimas
PS Valter Gora 2551
PD Roshi Tollozhina 3904
13 nga 26 kuti
Miras
PS Arben Laska 2015
PD Kryearti Sejdo 2561
13 nga 26 kuti
Hoçisht
PS Astrit Agastra 1392
PD Ylli Cenkolli 1687
10 nga 20 kuti
Drenovë
PS Hekuran Pupa 1560
PD Flamur Sala 1623
11 nga 33 kuti
Bulgarec
PS Ilir Dule 1361
PD Artur Lisi 2559