Kuksianët: Në shtëpi nuk kemi kolonë humbjesh e barazimesh
Drejtuesit dhe futbollistët e respektojnë Himarën, kundërshtarin e radhës, por janë të bindur për fitoren e radhës
Futbollisët kuksianë janë tepër entuziastë, por aspak euforikë për ndeshjen e radhës me Himarën, që do ta luajnë në fushën e tyre. Trajneri Berberi, drejtori teknik Balla, por edhe futbollistët, janë të bindur në fitoren e radhës në Kukës, gjithmonë pa e nënvleftësuar ekipin tjetër debutues, Himarën. Në dispozicion të trajnerit Berberi për këtë ndeshje janë të gjithë futbollistët, me përjashtim të Renxës, i cili nuk është paraqitur në stërvitje, pasi është në gjendje gripale. Ndërkohë, është rikthyer mbrojtësi Rexhepi, i cili nuk luajti me Vlorën për shkak të kartonëve.
Berberi Traineri Shahin Berberi, pas fitores me Vlorën në transfertë, është munduar të largojë euforinë, edhe pse a ka të vështirë ta fshehë optimizmin për fitoren e radhës. Për ndeshjen me Himarën jemi përgatitur seriozisht, pa llogaritur pozicionin e kundërshtarit në klasifikim. Kemi respekt për Himarën, por jemi të detyruar ta mundim, duke e ruajtur të pastër kolonën e humbjeve dhe barazimeve në fushën tonë, – shprehet trajneri i kuksianëve, Berberi.
Malo Besimin për një fitore të padiskutueshme e shpreh edhe futbollisti Julian Malo, i cili thotë: Besojmë shumë për fitoren e radhës, por kjo nuk do të thotë se e nënvleftësojmë ekipin e Himarës, që qëndron në vendet e fundit në tabelë. Për këtë jemi përgatitur dhe i gjithë ekipi është i karikuar për 3 pikët e radhës.
Treguesit Ekipi kuksian, si armë të fortë ka repartin e mbrojtjes, duke nisur me portierin Koçi, për të vazhduar me mbrojtësit Premçi, pjesëtar i ekipit Shpresa, Rexhepi dhe Lila. Kukësi dhe Himara janë dy nga ekipet debutuese në kategorinë e parë. Këto dy ekipe janë ndeshur në finalen e kategorisë së dytë, ku Kukësi ka fituar 2-1. Ekipi kuksian mban vendin e 3-të, vetëm 1 pikë pas Besëlidhjes së vendit të dytë. Për këtë arsye kuksianët do të jenë me kufje në vesh për të mësuar rezultatin e ndeshjes në Ersekë, pasi shpresojnë për një hap fals të Besëlidhjes.
4 fitore
Kanë kuksianët në fushën e tyre në po kaq ndeshje, duke marrë kështu maksimumin e pikëve.
7 pikë
Kanë marrë veriorët jashtë fushe, me 2 fitore dhe 1 barazim, tregues të kënaqshëm për një ekip debutues në kategorinë e parë
