Kukulla gjigande magjeps Kilin
SANTIAGO-Një kukull e stërmadhe, madje gjigande, e njohur me emrin "Gjigandi i Vogël", u paraqit përpara rreth 60,000 kilianëve në Santiago. Mes të pranishmëve ishte edhe presidentja kiliane Mishel Bashële. Interpretimi i kukullës gjigande, i cili nisi në Parkun O' Higins në Santiago, përfshinte imitimin e zgjimit nga gjumi, larjen në dush e ecjen nëpër rrugët e qytetit. Ky interpretim u prit mirë nga të rinjtë kilianë, një prej të cilëve është edhe Felipe Kakeres. "Më pëlqeu pa masë, sidomos për faktin që kishte bërë joshur një numër të madh njerëzish të vinin këtu. Mund të them që ishte gjëja më e bukur që kam parë në jetën time" tha ai. Karmen Espinoza, një tjetër kiliane, tha se ishte e mendimit që kukulla paraqiste bukurinë e njëkohësisht varfërinë. "është e mrekullueshme, vërtet mbresëlënëse. E shoh si një vajzë të varfër por tepër të këndshme. Jam vërtet e magjepsur prej saj" tha ajo. Interpretimi i kukullës gjigande u realizua nga regjizori francez Zhan Lyk Kurkult dhe kompania teatrore Rojal Dë Luks, e specializuar në fushën e marionetave. Kjo kompani me seli në Nantë ka dhënë shfaqje në disa vende europiane, në Islandë, Australi, e tani edhe në Kili. (d.b/News24/BalkanWeb)