"Kukullat e Berishës dhe Metës mbajnë peng buxhetin e bashkisë"
Punët emergjente të kryeqytetit, si ndërtimi i shkollave, apo i rrugëve, si dhe përmirësimi i infrastrukturës në Tiranë, po pengohen dita ditës. Shkak i bllokimit të projekteve kryesore të 2009-ës janë bërë këshilltarët e Këshillit Bashkiak, të cilët nuk kanë votuar buxhetin e 2009-ës. Këto akuza janë bërë dje nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi.
"Këshilltarët kukulla të Sali Berishës e Ilir Metës nuk duan t‘ia dinë për kërkesat e nevojat emergjente të banorëve të kryeqytetit", tha Shalsi. I ndodhur në kryqëzimin e rrugës "Siri Kodra" me "Jordan Misja", Shalësi u bëri të ditur banorëve se Bashkia e Tiranës kishte projektuar një shkollë moderne për fëmijët e kësaj zone, por që nuk mund të realizohet, pasi buxheti tashmë është bllokuar. "Ǒt‘u themi këtyre njerëzve?! Që këshilltarët e Berishës dhe Metës presin një urdhër të dytë, pas atij të parit për të rrëzuar buxhetin, i cili do t‘i jepte këtij komuniteti një shkollë!" - tha nënkryetari i bashkisë.
Megjithatë, me optimizëm ai ka shtuar se "154 ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh, për të cilin ka nevojë jo vetëm ky komunitet, por e gjithë Shqipëria". Këshilli Bashkiak i Tiranës rrëzoi për të dytën herë radhazi projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Projektbuxheti u rrëzua nga votat e këshilltarëve demokratë dhe abstenimin e këshilltarëve të LSI-së, të cilët e konsideruan atë të pamotivuar, me mangësi dhe jo të denjë për kryeqytetin. Më parë, ky projektbuxhet ishte rrëzuar gjatë votimit në mbledhjen e datës 19 dhjetor 2008. Disa herë me radhë kryetari i bashkisë, Edi Rama, u bëri thirrje direkt partive për të mos e konsideruar buxhetin si politik, por si nevojë të qytetarëve. Nga ana tjetër, këshilltarët që nuk kanë qenë dakord me buxhetin, kanë sqaruar se janë planifikuar rikonstruksione shkollash, të cilat janë kryer vitet e kaluara dhe nuk kanë nevojë për rehabilitime të tjera, apo restaurime të cilat nuk janë emergjente për kryeqytetin.