Tritol një lokali tek "Emin Duraku". Mister motivet
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer dje në orën 00:50 dhe ka shkatërruar pjesërisht lokalin "Dea" në rrugën "Emin Duraku" në Tiranë. Dy autorët e vendosjes së tritolit janë larguar nga vendngjarja me motor. Skena është parë "live" nga disa dëshmitarë, të cilët kanë lajmëruar policinë në numrin 129. Disa patrulla policie janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët, për t‘i shpëtuar ndjekjes janë futur në një pallat. Një prej të kërkuarve është "dorëzuar" pa bërë rezistencë. Ndërsa shoku i tij, është varur në ballkonin e katit të pestë të pallatit, me mendimin se mund t‘i shpëtonte ndjekjes policore. Por ai është vënë re nga disa punonjës të policisë, të cilët i kanë bërë thirrje të dorëzohet. Nuk ka pranuar dhe në fund është hedhur nga kati i pestë i pallatit, duke marrë plagë të shumta.
Ndjekja
Rreth orës 00:50, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë kanë marrë informacion se në rrugën "Emin Duraku" ka ndodhur një shpërthim në ambientet e një lokali. "Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat policore, u formua grupi i posaçëm hetimor të përbërë nga ekspertë xhenierë, të cilët punuan për saktësimin e lëndës shpërthyese dhe sasinë e përdorur. Nga ky shpërthim kanë ndodhur vetëm disa dëme materiale", thanë burimet zyrtare të policisë. Sipas tyre, shërbimet e policisë që mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, por edhe Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, kanë siguruar informacion se autorët e lëndës shpërthyese janë larguar nga vendngjarja me një motor. Ky informacion, iu transmetua menjëherë shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme dhe shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë territorin e Qarkut Tiranë.
Rreth orës 01:01, një Patrullë e Përgjithshme e vendosur në pikë kontrolli në rrugën "Ali Demi", ka konstatuar një motor që lëvizte me shpejtësi në këtë aks dhe i ka dhënë shenjë ndalimi.
Personat që ndodheshin në motor, nuk i janë bindur shenjës së policisë duke iu shmangur pikës së kontrollit. Patrulla e Përgjithshme është vënë në ndjekje të personave që ndodheshin në motor, të cilët për t‘iu shmangur ndjekjes dhe ndalimit, kanë devijuar rrugën kryesore, duke e braktisur motorin në hyrjen e një pallati. Patrulla e Përgjithshme, ka konstatuar se personat e dyshuar kanë hyrë në shkallët e brendshme të pallatit nr.269 dhe në këto kushte kanë vazhduar ndjekjen e tyre.
Hetimi
Policia thotë se në katin e III të këtij pallati, kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar. Në këtë moment punonjësit e policisë kanë vënë re një person tjetër, i cili ishte varur me duar në anën e jashtme të shesh-pushimit të katit të pestë. Policia deklaron se në këto kushte, punonjësit e policisë i kanë bërë thirrje, që të mos rrezikonte dhe futej në pjesën e brendshme të shkallëve. Pas disa sekondash, personi ka rënë nga kjo lartësi dhe menjëherë është njoftuar shërbimi shëndetësor i urgjencës dhe pas disa minutash është dërguar po nga ky shërbim në Spitalin Ushtarak Tiranë. "Personi që ka rënë nga lartësia është shtetasi Erges Agim Isufi, 21 vjeç, banues në Shkozë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Hetimet janë ndjekur nga zv/prokurori i Tiranës, Altin Dumani. Paraprakisht dyshohet se vënia e tritolit është kryer nga konkurrenca dhe dy personat që e kanë vënë mund të jenë paguar.