E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: Do të pranojmë 12 500 studentë të rinj

Plot 12 500 studentë të rinj do të kenë mundësinë që të vijojnë studimet pranë Universitetit të Tiranës, për të tria ciklit e studimit, gjatë vitit të ri akademik 2011-2012. Shifra bëhet e ditur nga vetë rektori i këtij universiteti, Dhori Kule, sipas të cilit, krahasuar me pranimet e një viti më parë, do të rritet numri i studentëve të rinj. Më konkretisht, për vitin akademik 2011-2012 Universitetit të Tiranës do t’i shtohen rreth 6000 studentë të rinj, për sistemin me kohë të plotë. Por këtij numri do t’i shtohen dhe me mijëra studentë të tjerë të rinj në ciklet e tjera të studimit, si part-time, apo atij të doktoraturave. Përsa i përket fakulteteve që do të kenë edhe numrin më të lartë të pranimeve, rektori Kule shprehet se në top-listën e fakulteteve me numër më të lartë kuotash të reja është Ekonomiku. “Në sistemin full-time, Universiteti i Tiranës ofron 6 mijë kandidatë të rinj. Është sistemi part-time, ku vitin e kaluar kishim rreth 2500 kandidatë. Bashkë me kandidatët për doktoraturë kemi 12 500 studentë të rinj në cikle të ndryshme të studimit”, - pohon rektori i Universitetit të Tiranës. Ndërkaq, ai flet edhe për tarifat e studimit, të cilat, sipas tij, janë më të ulëtat në të gjithë Europën. Lidhur me faktin nëse taksat e shkollimit do të pësojnë rritje gjatë vitit të ri akademik, rektori Kule shprehet se vendimin për këtë çështje do ta marrë Këshilli i Ministrave, ndërkohë ai kërkon që të ketë një mirëmanaxhim të tyre. “Universitetet kanë nevojë që, në qoftë se nuk kompensohet me rritjen e tarifave shkollimit, pjesa tjetër duhet të kompensohet me financim buxhetor që brenda universiteteve, rialokimi të bëhet sa më optimal, dhe të shkojë sipas nevojave dhe kritereve që kanë universitetet”, - thotë Kule. Përsa i përket stafit pedagogjik, rektori Kule pohon se të gjitha fakultet kanë nevojë për pedagogë. Akualisht, Universitetit të Tiranës i duhen rreth 120 pedagogë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›