Kule: Fyerje për personelin mjekësor e akademik
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Senatit të Universitetit të Tiranës, lidhur me aktin e dhunës, që goditi me dy thika pas shpine ish zëvendësdekanin e Fakultetit të Mjekësisë dhe shefin e shërbimit të kardiokirurgjisë, Ali Refatllari, vetëm një ditë më parë. Drejtuesit e universitetit më të madh në vend, atij të Tiranës, kanë dënuar aktin e paprecedent të goditjes së mjekut dhe kolegut të tyre, Rafatllari në ambientet e punës, në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT.
Rektori i këtij universiteti, Dhori Kule, deklaroi dje se "ky veprim tregon fyerjen e përbashkët të krenarisë qytetare". Sipas rektorit Kule, mjeku dhe ish zëvendësdekani i Fakultetit të Mjekësisë, Ali Refatllari, është goditur në ambientet e punës dhe në prani të studentëve. Kjo gjë, ka sqaruar më tej numri një i UT-së, Kule, ka shkaktuar dhimbje dhe fyerje tek i gjithë personeli mjekësor dhe ai akademik.