Kule: Juridiku kthehet në fakultet 5-vjeçar
Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë do të jetë sërish "molla e ndaluar". Pesë vjet shkollë dhe konkurs i fortë pranimi. Kështu është shprehur për gazetën "Shqip" rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. I kthyer nga një konferencë në SHBA, ai tha se "do të ndjekim shembullin amerikan në riformatimin e Juridikut". Duke pranuar faktin se mijëra studentë kanë hyrë në këtë degë në kushte lehtësuese dhe e kanë përfunduar atë po aq lehtë, ai deklaroi se modeli amerikan ofron të tjera kushte. Dhe në këtë pikë, Kule bie dakord me këtë model. Një fakultet me 5 vjet studimi. Pra, të marrësh diplomën jurist, nisur nga shtatori i këtij viti, do të duhet më shumë kohë studime. Ky fakultet dhe ai i Ekonomisë, nuk do ta zbatojnë kartën e Bolonjës që parashikon 3+2 vite studimi.
Aktualisht, të gjithë fakultetet janë duke hartuar kurrikulat e reja, që në bazë të ligjit të ri të arsimit duhet të përshtaten me sistemin e Bolonjës. Në këtë prizëm po punon edhe Fakulteti i Drejtësisë, ku gjithë departamentet janë duke hartuar programet e nivelit universitar të studimeve dhe ato pasuniversitare, të masterit. Pikërisht në këtë moment vjen edhe propozimi i rektorit, për ta bërë këtë fakultet 5-vjeçar. Por jo vetëm, edhe Fakulteti i Ekonomisë pritet të marrë një format tjetër. "Do të propozojë që studentët që diplomohen në degët menaxheriale të bëjnë katër vite shkollë universitare dhe jo tre sa fakultetet e tjera", u shpreh Kule. Sipas tij, është e pamundur të kemi juristë apo ekonomistë të mirë me tre vite shkollë të lartë. Ndaj, gjatë kësaj kohe që po hartohen programet e reja, ai gjen vend për të ndërhyrë në rikonceptimin e cikleve të studimit. Kule është "Ok" me vendimin e fakulteteve të Mësuesisë, që ndjekin sistemin 3+2 të shkollimit. Madje edhe për disa degë të fakultetit Ekonomik, siç është dega e Ekonomiksit apo ajo e Informatikës Ekonomike.
I pyetur për arsyen që e kanë çuar në këtë propozim, ai tha se "duhet të forcojmë këto dy shkolla, për të cilat shoqëria ka mjaft nevojë për specialistë të saktë. Ai nuk harron të përmendë edhe Fakultetin e Mjekësisë, duke i mëshuar idesë se kjo shkollë e lartë duhet të mbetet 6-vjeçare dhe më tej, mjekët të vazhdojnë masterat apo doktoraturat. "Edhe ata që diplomohen për drejtësi kanë nevojë për më shumë mësime teorike dhe praktike. Mund të përmend shembullin amerikan, ku asnjëherë nuk lejohet të pranohen 18-vjeçarë. Kush konkurron për Drejtësi e ka kryer më parë një fakultet". Kështu shprehet rektori Kule, ndërsa shton se "aktualisht e kemi të pamundur ta kthejmë Drejtësinë vetëm për ata që e kanë fakultet të dytë. Ndaj, masa e parë që do të merret për të "forcuar" këtë shkollë është rritja e viteve të studimit dhe vendosja e kushteve më të forta për pranimin e studentëve në vitin e parë.