Kule: Shpërndamë kuponët për 2400 studentë pa pasaporta
Përfundon shpërndarja e kuponëve për kartat elektronike të identitetit për të gjithë studentët pa pasaporta në Universitetin e Tiranës. Lajmin e konfirmon vetë rektori i këtij universiteti, Dhori Kule. Ai shprehet se 2400 studentë të UT-së, të cilët kanë rezultuar se nuk kanë qenë të pajisur me pasaporta, kanë marrë kuponët për të kryer më pas procedurat për pajisjen me kartat e identitetit deri brenda datës limit, 1 majit.
Numri i deklaruar fillimisht nga ana e këtij universiteti për studentët pa pasaporta ka qenë dyfish më i lartë, rreth 4600. Por, pas verifikimeve të kryera nga ana e Ministrisë së Brendshme, ka rezultuar se ky numër ka qenë shumë më i lartë se sa ai real. Për këtë, rektori Kule është shprehur se një pjesë e studentëve kanë deklaruar se nuk kanë pasur pasaporta, në mënyrë që të përfitonin nga rimbursimi i çmimit të kuponit për ta.
Ndërkohë që, numri një i Universitetit të Tiranës ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë trefishim të tarifës universitare, sikundërse është folur këto ditët e fundit. Ai sqaron se bëhet fjalë vetëm për një përllogaritje të kostos së çdo studenti në UT, e dhënë kjo e cila është kërkuar të vihet në dispozicion nga Ministria e Arsimit.