"Rama 2", komisioni drejt Kushtetueses
Komisioni hetimor parlamentar "Rama 2" do të përfundojë në duart e Gjykatës Kushtetuese. Do të jetë më pas gjykata, që garanton zbatimin e Kushtetutës, ajo që do vendosë nëse me këtë komision shkelet ligji themeltar i shtetit ose jo.
Drejtoresha juridike e Bashkisë së Tiranës, Migena Vishko, deklaroi dje se i ka propozuar kryebashkiakut Rama, që t‘i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për ta shpallur si antikushtetues këtë komision hetimor dhe shfuqizuar këtë vendim, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe njëkohësisht për të marrë masën e pezullimit të zbatimit të tij, deri në shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese.
"Pasi kemi shqyrtuar me kujdes kuadrin ligjor në fuqi, në Republikën e Shqipërisë, mbi të cilën ngrihen dhe funksionojnë komisionet hetimore parlamentare, rezulton se komisioni i ngritur më datë 23.04.2009, është i jashtëligjshëm dhe antikushtetues", u shpreh Vishka. Sipas saj, komisioni hetimor është miratuar në kundërshtim flagrant me ligjin dhe detyrimisht nuk mund të prodhojë asnjë pasojë ligjore.
Ajo i referohet nenit 4, pika 6 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 për "Organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit", i cili përcakton se "komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të Kuvendit". Aktualisht jemi në muajin e fundit të mbarimit të mandatit të Kuvendit. Dhe pikërisht për këtë fakt, thotë Vishka, ngritja e komisionit vjen në kundërshtim të plotë me ligjin.
Po kështu, theksohet se ky komision hetimor është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe parimet themelore të sanksionuara në të, duke përfshirë: parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve (neni 7) si dhe parimin e autonomisë vendore (neni 13). Ajo përmend më tej edhe
kuadrin ligjor, që sipas drejtoreshës juridike në Bashkinë e Tiranës, shpreh qartazi faktin se Parlamenti i Shqipërisë nuk mund kurrsesi të hetojë një pushtet të pavarur si pushteti lokal.
Tri ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë, me votat e të djathtëve, ka miratuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar me objekt investigimin mbi lejet e ndërtimit të dhëna në mbledhjen e fundit të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike deklaruan se hetimi do të përqendrohet mbi konfliktin e interesit në dhënien e këtyre lejeve të ndërtimit për pallate në kryeqytet, të cilat, sipas tyre, jo vetëm që janë preferenciale nga ana e kryebashkiakut Rama, por edhe në shkelje të hapur të ligjit, pasi i janë dhënë të afërmve të anëtarëve të KRRT-së me dijeni të plotë të Ramës. Nga ana tjetër, vetë kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, e ka hedhur poshtë publikisht një akuzë të tillë, duke deklaruar se nuk është ai që i jep lejet e ndërtimit po një institucion si KRRT-ja, në të cilën ka edhe përfaqësues të qeverisë qendrore.