Kule: Tregu i punës nuk pranon studentët me diplomë tre vjeçare
Rektori i Universitetit të Tiranës shpjegon ndryshimet që pritet të bëhen në Ligjin për Arsimin e Lartë Ligji i Arsimit të Lartë do të pësojë ndryshime, duke përmirësuar kështu deklaratën e Bolonjës firmosur nga ministrat e Arsimit vite më parë. Në një intervistë për gazetën Sot, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule tregon ndryshimet që do të pësojë ligji i arsimit të lartë, disa rregullime që u janë bërë procedurave të doktoraturave, si dhe përmirësimet që pritet të bëhen sipas propozimeve të universiteteve për ciklin e parë të studimeve,
sipas procesit të Bolonjës. Ai ka pohuar për gazetën se ndryshimi do të bëhet për tiu përshtatur tregut të punës. Tregu na mëson se sa duhet të jetë cikli i parë i studimeve dhe duhet të jetë aq sa specialistët që mbarojnë ciklin e parë të studimeve pra Bachelor, tregu ti pranojë dhe ti punësoj. Në qoftë se ata janë të mataruar plotësisht në ciklin e parë, specialistët të cilët janë të pranueshëm për të tu futur në tregun e punës, dhe për të dalë nga kanalet e shkollimit, atëherë ky është niveli i pranueshëm. Kjo do të thotë se kohëzgjatja e ciklit të parë të studimit duhet të jetë aq sa tregu të absorbojë. Kjo tregon që kohëzgjatja është një element që duhet të marrë në konsideratë, ka pohuar Kule, duke shtuar se publiku ka parë shfaqje të tilla, të ngritura deri në nivel protestash të studenteve. Këtu mund të merret parasysh protesta e studentëve të Universitetit Bujqësor, të cilët kaluan deri në grevë urie. Sipas tij, nëse tregu do ti pranonte me diploma tre vjeçare nuk ishte nevoja që të pranonin dhe të kërkonin shkollim tjetër. Por, Kule shpjegon më tej se tregu u tha ju nuk jeni të gatshëm për të ardhur tek unë dhe ata e shprehën në një formë të tillë.
- Është folur që në vitin 2011 do të ndryshojë sistemi i masterave?Ajo për të cilën jeni interesuar dhe ka qenë në vëmendjen e publikut dhe të institucioneve gjatë kësaj periudhe si mesazh që e ka përcjellë para disa javësh dhe Ministria e Arsimit, është fenomeni i disa rregullimeve të domosdoshme, rregullime përmirësuese që duhet të bëhen në kornizën legjislative. Pra ka parasysh ligjin e arsimit të lartë. Të gjithë qytetarët e dinë që sistemi arsimit të lartë në vendin tonë, është i inkluduar në kornizën e plotësimit të detyrimeve që burojnë nga deklarata e Bolonjës, e cila në logjikën e vetë krahas që është më e rëndësishme, pra përmbajtja për të përgatitur specialist më të kualifikuar, ka dhe një verdikt skematik të cikleve të studimit. Në qoftë se në ligjin e mëparshëm studimet ishin formatuar si studime universitare dhe pasuniversitare tashmë sipas deklaratës së Bolonjës dhe këtij standardizimi apo unifikimi që po i bëhet tregut të arsimit të lartë në Evropë është formatuar studimet e lartë në tre cikle, cikli i parë, cikli i dytë dhe cikli i tretë, të cilat janë të shprehura në ligjin tonë të arsimit të lartë, ka nevojë të përmirësohet. Në ciklin e parë të studimeve, ne e kemi të formuluar në ligj që duhet të jetë tre vjeçar, në fakt deklarata e ministrave të arsimit kur u mblodhën në Bolonjë në deklaratën e tyre, ciklin e parë e kanë konfirmuar me afat të paktën tre vjet dhe tre vjet janë të ndryshme, të paktën tre vjet do të thotë më shumë se tre vjet që mund të jetë edhe katër vjet. Parimi është ai që na mëson tregu. Tregu na mëson se sa duhet të jetë, cikli i parë i studimeve dhe duhet të jetë aq sa specialistët që mbarojnë ciklin e parë të studimeve pra Bachelor, tregu ti pranojë dhe ti punësoj. Në qoftë se ata janë të mataruar plotësisht në ciklin e parë, specialit të cilët janë të pranueshëm për të tu futur në tregun e punës dhe për të dal nga kanalet e shkollimit, atëherë ky është niveli i pranueshëm.
- Si do të ndryshojnë masterat?Cikli i dytë i studimeve ku përfshihen edhe masterat e ndryshëm kanë nevojë të reformohen. Në ligjin e arsimit të lartë ka një nivel shkollimi që quhet master i nivelit të dytë dhe ky ka marrë përveç atributit akademiko-aplikativ dhe atributin e ezaurimit ët pjesës teorike të doktoraturës. Kush bënë master të nivelit të dytë nuk ka nevojë të bëjë shkollën teorike të doktoraturës. Kjo po krijon një problem të madh. Në vend që sistemi të jetë në formë piramidale është kthyer në një sistem formë cilindrike. Në duhet të kthejmë mastarin e nivelit të dytë në mastera aplikativ dhe master akademik, gjithmonë në funksion të tregut. Duke qenë në të njëjtën linjë me Ministrinë e Arsimit, kam bindjen se ky problem vitin e ardhshëm do të marrë zgjidhje.- A keni një plan konkret për këto ndryshime?Plani është i qartë. Është mesazhi që na ka dhënë tregu i punës që universitetet nuk janë qëllimi në vetvete. Ato duhet ta përshtatin produktin e tyre për tregun e punës. Cikoli i parë i studimit ka nevojë që të përshtatet sipas tregut të punës, sikurse e kanë edhe fakultetet e tjera në botë. Mendimi im është që tregu në Shqipëri, i ballafaquar me mendimin e specialistëve nga universitetet tona, nuk mund të pretendojnë që janë universitete me standardet më të mira evropiane por të tentojmë që të bëhemi si ato.
- Pse keni pritur një kohë kaq të gjatë për të bërë ndryshime në ligjin e arsimit të lartë?Ligji i arsimit të lartë, ka që vjet që është aplikuar, po flasim për Bolonjën e cila është aplikuar nga 2007 e këtej, më përpara nuk ishte tre cikle studimi, pra për të qenë të qartë, ligji i arsimit të lartë, është miratuar në majë të 2007. Para këtyre ky momenteve ne po ballafaqojmë rezultantet e këtij ligji, para këtij ligji nuk kishte Bolonjë, para këtij ligji, ligji i arsimit të larë nuk njihte sistem me tre cikle. Ligji i arsimit të lartë i 99 njihte vetëm dy cikle studimi, universitar dhe pasuniversitar. Pra, këto ndryshime, po na vinë si rezultat i ligjit të 2007, pra është reflektim për ta përshtatur si të gjithë vendet e tjera. Ne menjëherë pamë reagimin e tregut, dhe po i përshtatemi. Pra duhen bërë disa ndryshime ligjor që edhe Bolonja të bëhet Bolonjë edhe nga pikëpamja e kornizës ligjore
- A është adaptuar tërësisht sistemi i Bolonjës?Sistemi i Bolonjës tek ne është aplikuar ashtu siç e parashikon ligji i arsimit të lartë, me tre cikle studimi, pra është adaptuar në mënyrë të ligjshme, por ka nevojë të bëhen përmirësime në ligj, dhe ne ta bëjmë si e do ligji. Ajo që duhet theksuar është fakti se të gjitha ciklet e studimit për ketë vit janë licencuar nga MASH, përjashtuar doktorature, historia, gjeografia, që edhe ato do të miratohen. Bolonja këtë ka që shkollimi të jetë në funksion të tregut të punës. Veç ciklit të parë të studimit Bachelor, kanë filluar dhe ciklet e dyta të studimit dhe masterat e niveleve të ndryshme, po kështu dhe doktoraturat. Kemi dëgjuar që kanë nisur diskutimet për nevojën e domosdoshme për të bërë axhustime dhe përmirësime në disa nene të arsimit të lartë, të verifikuara nga praktika e deritanishme. Ndihet e nevojshme të bëhen përmirësime në pjesën e legjislacionit që lidhet me ciklet e studimit.- A e kanë fituar universitetet autonominë që kanë kërkuar?Është një diskutimi që është i konsumuar i autonomisë financiare. Universitetet publike kanë probleme me autonomin financiare, është ngritur një grup pune i cili po shikon modele të ndryshme të financimit në botë, me idenë që universitetet private të keni autonomin financiare menaxheriale. Pra, të jenë më të çliruar në vendimmarrje. Pra, ka një korrelacion mes decentralizimit dhe përgjegjësisë. Decentralizimi dhe autonomia në vet vete në mënyre automotike shton përgjegjësin. Ajo që kërkohet në vazhdimësi meqë kemi dhe aktor në publikë e 4 universitete private, të shikohet që rregullat e lojës të jenë të njëjta për të dy pra edhe publikët edhe private, të mos kenë diskriminim në vendimmarrjen në qëndrimit që kanë ndaj tregut të arsimit të lartë, të mos ketë preferenca për dike dhe për dikë tjetër jo.
- Çmund të na thoni për vendimin e qeverisë për heqjen e TVSh në universiteteT private?Unë e kamë përshëndetur dhe është në kuadrin e politikave për tu përshëndetur. Shteti mori përgjegjësinë, ose u bë pjesë e universiteteve private. Pra tashmë në parim nuk mund të quhen private pure private, për sa kohë në një vendim nëpërmjet ligjit, ky 20%, pra heqja e TVSh bëri që shteti të je