Lamtumirë karrocë merrota, njerëzit e paralizuarmund të ecin në këmbë
AUCKLAND- Një kompani në Zelandën e Re ka shpikur Rex, Skeletin e Jashtem Robotik, ( në anglisht Robotic Exoskeleton). Janë një palë këmbë robot që mbështesin dhe ndihmojnë një person i cili zakonisht jeton në një karrige me rrota, të ecë me këmbët e veta.
Hayden Allen, është personi i parë i cili ka mundur të provojë këtë produkt revolucionar. 5 vjet më parë Allen kishte pësuar një aksident me motor dhe kishte dëmtuar shtyllën kurrizore. Mjekët i kishin thënë se ai nuk do të ecte më.
“Nuk do të harroj kurrë emocionin që kam ndjerë kur pashë se këmbët e mia po ecnin “- tregon Allen për momentin e parë kur përdori aparatin, shkruan Daily Mail.
Njerëzit më thonë “Kujdes kur ecën” por nuk rri dot pa i lëvizur këmbët”- vazhdon Allen.
Roboti të lejon të qëndrosh në këmbë, ecësh, të shkosh poshtë e lartë dhe tatëpjetë. Roboti Rex është një karrige në të cilën ulesh dhe më pas duke përdorur panelin e kontrollit dhe levën, personi i paralizuar ngrihet në këmbë dhe, kontrollon lëvizjet po me panelin e kontrollit. Pajisja peshon 38 kg dhe është indivuale për cdo përdorues.
Rex punon me bateri, karikimi i të cilave zgjat deri në një ditë, në një përdorim normal të robotit.
Pajisja pritet të kushtojë 150 000 dollarë. Një nga drejtuesit e kompanisë thotë se shpreson se testimi i aparatit të bëhet në një kohë shumë të shkurtër dhe më pas do të nxirret në shitje në fillim në Auckland të Zelandës së Re, për të lejuar komapinë të verifikojë se cfarë do të ndodhë kur njerëzit do të marrin apartin në shtëpi.
Shitja e robotit pritet të nisë në Zelandën e Re në fund të 2010 ndërsa në të gjithë botën në mes të 2011.
(Suela Gera/ BalkanWeb)