E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti për "Dosjet", Withers takon sot Topallin

Në vazhdën e shqetësimit të shfaqur hapur nga ndërkombëtarët në lidhje me draftin për "pastërtinë e figurës", ambasadori Withers do të takojë sot nëkryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli. Takimi do të zhvillohet në 14:00 

TIRANE- Ambasadori amerikan, John Withers do të takojë sot kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli. Takimi i cili do të zhvillohet sot në mesditë në orën 14.00 pritet të ketë në qendër të diskutimeve projektligjin pastërtisë së figurës, të njohur ndryshe si pr/ligji i dosjeve.

Takimi i ambasadorit Withers me kryetaren e parlamentit Topalli është hapi i dytë që ambasada amerikane ndërmerr në lidhje me pr.ligjin e dosjeve duke dëshmuar se mbetet e shqetësuar në lidhje me këtë pr/ligj. Ambasada Amerikane reagoi të martën, një ditë pasi parlamenti shtyu votimin e pr/.ligjit për javën e ardhshme. 

Maxhoranca tha se shtyrja e votimit ishte thjesht “cështje teknike”, por Ambasada Amerikane përshëndeti veprimin duke e konsideruar si një mundësi më shumë për të përfshirë draftin në një debat gjithërpërfshirës ku të pyeten edhe ekspertë ndërkombëtare.

Edhe Ambasadori Robert Bosch,në emër të OSBE, duke mbajtur të njëjtën linjë me SHBA u shpreh se drafti cenonte disa nene të Kushtetues dhe se duhej të konsultohej me ekspertë ligjorë të OSBE ODIHR.

Partia Socialiste kundërshton draftin si të njëanshëm dhe jo evropian. Sipas tyre pr/ligji vë në shënjestër disa prokurore dhe gjyqtare mes të cilëve dhe prokurorë të cështjes për tragjedinë e Gerdecit.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›