E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjosa kercenon me permbytje

Situata perreth lumit te Vjoses ne Fier eshte bere kritike pasi ujrat e lumit jane ne piken maksimale te tyre.

Nese reshjet vazhdojne, rrezikohet qe lumi te dale nga shtrati dhe te perseritet situata e vitit 2005, ku me qindra shtepi u permbyten dhe banoret u evakuuan.

Prej disa ditesh ne kete qark eshte ngritur Shtabi i Emergjences per te perballyar situatat qe mund te ndodhin, ujerat e lumit kane dale nga shtrati ne disa zona por nuk kane shkaktuar deme.

Masat e marra konsistojne ne gadishmerine per te bere evakuimin e menjehereshem te banoreve te fshatrave qe jane rreth lumit Vjose. Sipas prefektit te Fierit, jane vene ne gadishmeri cadra per familjet qe do te evakuohen por edhe mjete dhe makineri te ndryshme.

Nderkohe ne zonat ky lumi i Vjosjes buron ka patur reshje por edhe permbytje.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›