OSBE: Zgjedhjet duhet te jene nje dite festive Qamil Xhani
Presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Ricardo Migliori, ka vleresuar zhvillimet demokratike ne Shqiperi. Ne fjalen e mbajtur dje ne mbyllje te punimeve te Asamblese ne Tirane, ai ka theksuar se OSBE-ja ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet ne Shqiperi. "Mund te themi me ze te larte, me vendosmeri se kemi bere nje pune te madhe. Mund te themi se OSBE-ja eshte nje partner i qendrueshem per paqe, mund te themi se misioni yne: ai i te ndihmuarit dhe te mbeshteturit te procesit demokratik ne Shqiperi ka dhene rezultate te medha", - u shpreh Migliori. Ai ka theksuar se OSBE duhet te mburret me arritjet qe ka bere Shqiperia. "Te gjithe ne duhet te merremi me Shqiperine, te marrim angazhim per Shqiperine". Presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Ricardo Migliori, eshte ndalur dhe ne zgjedhjet e ardhshme duke theksuar se OSBE-ja do t'i ndjeke nga afer ato dhe se duhet te jene nje feste per shqiptaret. "Vitin qe vjen do te mbahen zgjedhje te rendesishme parlamentare dhe ne do te bejme c'eshte e mundur qe te jemi te shumte per te kontribuar derisa keto zgjedhje te shenojne perfundimisht nje marredhenie pozitive midis forcave te ndryshme politike shqiptare per stabilitetin e ketij vendi dhe per integrimin e tij perfundimtar. Kjo eshte nje detyre, te dashur miq shqiptare, e te gjithe Asamblese sone Parlamentare. Do te jemi ne krahun tuaj per te garantuar perpara popullit shqiptar nje feste te madhe vitin qe vjen pas zgjedhjeve", - u shpreh ai. Migliori ka folur per problemet kryesore si konflikti ne Siri dhe problemet me demokracine ne shume vende te botes. Ai ka theksuar se zgjedhjet jane celesi i zgjidhjes se shume mosmarreveshjeve ne keto vende. "Mund te mendoj qe, ne qofte se zgjedhjet jane te lira dhe te drejta, duke pasur parasysh edhe trajektoren historike te nje vendi, kemi nevoje te kemi edhe ndihmen e te tjereve, por askush te mos kete iluzionin se mund ta beje punen me mire se ne ne kete drejtim", - tha ai. Lidhur me konfliktet ne Siri, Migliori ka vleresuar qendrimin e mbajtur nga Kryeministri Sali Berisha. "Duhet te them gjithashtu se me ka bere pershtypje edhe nderhyrja e Kryeministrit ne lidhje me nevojen e nje veprimi te madh nderkombetar ne Siri, qe eshte kufiri i OSBE-se. Duhet te falenderoj edhe nje here miqte turq per ate qe jane duke bere, per ate qe kane pesuar ne kete faze", - u shpreh ai ne fjalimin permbylles te takimit. Duke folur per angazhimet e ardhshme te OSBE, Migliori u shpreh se ne vitin 2014 do te zhvillohet nje konference ne Sarajeve, me rastin e 100-vjetorit te fillimit te Luftes se Pare Boterore. "Jemi ketu, sepse kemi mbrapa shpine 100 vjet te historise, Luften e Pare dhe te Dyte Boterore, probleme etnike. Pra, te bejme cmos qe keto te mos perseriten me ne rajonin tone. Ne jemi me te rendesishem se sa mendojme se jemi. Eshte nje pjese e vogel e madhe e te ardhmes qe 1 miliard persona varen nga Asambleja jone", - u shpreh Presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se.