Ruli: Kultivimi i ullirit të mos i lihet më spontanitetit
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka kërkuar hartimin e një strategjie të vecantë për kultivimin e ullirit. Në një takim konsultativ me biznesin dhe USAID, Ruli tha se kultivimi i ullirit nuk duhet ti lihet më spontanitetit.
TIRANE- Përpos deklaratave të kryeministrit Berisha për mbjelljen e mbi 20 milion rrënjëve ullinj, ministri i Bujqësisë Genc Ruli kërkon të tregohet kujdes në hartimin e një strategjie për zhvillimin e kësaj kulture të vecantë. Në një takim konsultativ me biznesin dhe zyrën e USAID Ruli tha se pavarësisht faktit që klima favorizon kultivimin e ullirit, sipas tij tradita është e pamjaftueshme dhe kultivimi i ullirit është bërë në mënyrë spontane.
“Shqipëria si vend mesdhetar dhe i klimës mesdhetare ka një traditë në zhvillimin e ullirit dhe vajit të ullirit. Do të thoja se tradita ka treguar se është e pamjaftueshme për të qenë pjesë e këtij tregu në rajonin mesdhetar. Shqipëria ka aktualisht rreth 1.5 rrënjë ullinj për frymë të popullsisë dhe një konsum të vajit të ullirit rreth 3 litra për frymë që krahasuar me vendet e tjera të së njëjtës strukturë jemi ende shumë larg. Në gjykojmë që mbështetja që ne japim në këtë sektor duhet të jetë disa fish më e madhe se sa ajo që ka qenë në vitet e fundit, përndryshe është e pamundur të arrihen objektivat” u shpreh Ruli.
Ministri i Bujqësisë i ka kërkuar strukturave përkatëse të vlerësojnë në të gjithë vendin gjendjen e ullishteve ekzistuese, mundësinë e hapjes së ullishtave të reja, përcaktimin e teknologjive që duhen përdorur dhe hartimin e një skeme për subvencionimin e kultivuesve të ullirit.
(e.n/News24/BalkanWeb)