E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon Jeremic: Shqipëri-Serbi me të ardhme në BE

Cështje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe integrimi në Bashkimin Europian kanë qenë në qendër të bisedës gjatë takimit të ministrit të Jashtëm Ilir Meta me homologun serb Vuk Jeremic në Budapest. 

BUDAPEST- Ministri i Jashtëm Ilir Meta takon në Budapest homologun serb Vuk Jeremic. Cështje të bashkëpunimit mes dy vendeve kanë qenë në qendër të bisedës gjatë këtij takimi.
Përmes një konference të përbashkët për shtyp Meta e Jeremic kanë folur për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy shteteve ndërsa shprehen të gatshëm për marrëveshje të reja bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Kreu i diplomacisë serbe ka ftuar ministrin Meta të vizitojë Serbinë. Gjatë fjalës së tij Jeremic theksoi se e ardhmja e dy vendeve është integrimi i tyre i plotë në Bashkimin Europian. Edhe ministri shqiptar është shprehur entuziast për prespektivën europiane të Shqipërisë dhe Serbisë ndërsa theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar për të kompletuar kuadrin ligjor për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Unioni Europian.
Ministrat e jashtëm të Ballkanit perëndimor janë mbledhur sot në një samit  Budapest.
Ndërkaq në njoftimim paraprak nga zyra e shtypit e ministrit Meta nuk theksohet nëse në këtë takim është prekur apo jo cështja e Kosovës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›