Kulluri: Ministria e Mbrojtjes nuk ben privatizime Qamil Xhani
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar dje ne lidhje me akuzat e bera nga deputetet e Partise Socialiste per privatizimin e pronave te Forcave te Armatosura. Ne nje deklarate per mediat, Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes, Edvin Kulluri, i ka quajtura akuzat e PS-se krejtesisht te pabaza dhe ka sqaruar opinionin publik per kete ceshtje. Ai ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes nuk bene privatizim te pronave. "Ministria e Mbrojtjes nuk ben privatizime, por pergatit dhe dorezon prane Ministrise se Ekonomise pronat e teperta per privatizim ne baze te legjislacionit ne fuqi. Po ashtu i keshillojme deputetet e opozites te konsultojne praktikat e njejta apo te ngjashme, qe perdorin Ministrite e Mbrojtjes te vendeve partnere ne kuader te ristrukturimit te tyre", - tha Kulluri.
"Plani i Perhapjes dhe i Vendosjes se Forcave te Armatosura eshte nje dokument strategjik i miratuar me dekret nga Presidenti i Republikes, i cili percakton koordinatat gjeografike te vendosjes se strukturave te Forcave te Armatosura. Me mbarimin e Luftes se Ftohte, ky Plan eshte rishikuar periodikisht ne perputhje me planet afatmesme dhe afatgjata te zhvillimit te Forcave te Armatosura. Me Planin e Perhapjes te miratuar se fundmi nga Presidenti i Republikes, jane percaktuar pronat e nevojshme per realizimin e misionit dhe detyrave kushtetuese te Forcave te Armatosura", - tha Kulluri. Ai sqaroi se "Ish-Shkolla e Bashkuar eshte dhe do te mbetet ne Planin e Perhapjes te Forcave te Armatosura, per me teper qe ne kuader te 100-vjetorit te krijimit te shtetit shqiptar, po investohet per rikonstruksionin e sheshit te ketij kompleksi, ndertimin e Muzeut dhe te Arkivit te Forcave te Armatosura". Ne lidhje me Spitalin Ushtarak, Kulluri theksoi se "eshte dhe do te mbetet ne Planin e Perhapjes se FA". Po ashtu dhe "baza e Bishtit te Palles eshte dhe do te mbetet ne Planin e Perhapjes se FA". Kulluri sqaroi dhe programin e Ministrise per Ish-Shkollen e Marines ne Vlore dhe tunelin e Porto Palermos. "Ish-Shkolla e Marines ne Vlore, e cila nuk perdorej dhe ka qene jashte Planit te Perhapjes, i eshte dhene ne perdorim per shtate vjet Universitetit te Vlores "Ismail Qemali". Per tunelin e Porto Palermos ka nje kerkese nga Ministria e Kultures, Turizmit Rinise dhe Sporteve, e cila eshte duke u shqyrtuar, per ta kthyer ate ne muze te Luftes se Ftohte, ku do te sistemohet edhe nendetesja qe eshte ne administrim te MTKRS-se", - u shpreh Kulluri. Ndertesa per objektet e tjetra, Kulluri u shpreh se procedurat po ndiqen nga institucionet e tjera, sipas ligjeve ne fuqi. "Per te gjitha pronat e tjera qe kane qene jashte Planit te Perhapjes se Forcave te Armatosura, eshte bere nje pune voluminoze per inventarizimin, regjistrimin dhe percjelljen e tyre prane Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes per privatizim me te drejte nga ish pronaret apo nepermjet ankandeve te hapura publike per subjektet dhe individet e interesuar", - u shpreh ai. Po ashtu, ai theksoi se "nje numer i konsiderueshem i pronave qe nuk perdoren nga Forcat e Armatosura, i jane transferuar me vendime te Keshillit te Ministrave per nevoja te motivuara, pushtetit vendor dhe institucioneve te tjera publike".