E Diel, 1 Nëntor 2026

Ultimatumi i SHBA-BE: Votimi për imunitetin, më 6 gusht Qamil Xhani

Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane ka kerkuar dje votimin e heqjes se imunitetit ne daten gjashte gusht. Ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu, ka apeluar ne nje prononcim per mediat per votimin e nismes, ndersa me pas me nje qendrim zyrtar selia diplomatike e SHBA ne Tirane ka theksuar se palet duhet te gjejne konsensusin deri ne afatin e percaktuar. "Tani parlamenti duhet ta ktheje menjehere vemendjen ne permbushjen e reformes parlamentare dhe punes per heqjen e imuniteteve, cka, sipas te gjitha paleve, perben nje pengese madhore ne luften kunder korrupsionit ne Shqiperi. Nxisim palet qe te punojne me seriozitet per te gjetur emeruesin e perbashket, i cili dime qe ekziston, dhe te votojne per kete legjislacion me 6 gusht", - thuhet ne deklaraten zyrtare te ambasades se SHBA, pas vleresimit qe behet per miratimin e Kodit Zgjedhor. Edhe me i qarte ka qene ambasadori Arvizu ne prononcimin e tij per mediat pas seances se djeshme parlamentare. Ne menyre indirekte, ai u ka dhene pergjigje disa prej pretendimeve te PS-se, sic eshte ai lidhur me afatin e shkurter kohor. Sipas Arvizuse, per ceshtjen e imunitetit ka rreth nje vit qe diskutohet dhe palet e njohin mire tematiken. "Mendoj qe te gjithe ne parim bien dakord dhe jane ne nje ze per faktin qe imunitet duhet te hiqen. A duhet shqyrtuar kjo me kujdes? Po, absolutisht duke marre parasysh gjithcka. Por le te jemi te sinqerte ky nuk eshte nje legjislacion i ri, nuk eshte dicka qe ka ndodhur brenda nates, por eshte dicka qe njerezit e kane studiuar prej nje viti. Pra, nuk eshte nje tematike e re", - tha dje Arvizu per mediat. Po ashtu, ai ka folur dhe per permbajtjen e draftit per imunitetet, duke vene ne dukje se misionet nderkombetare te BE dhe SHBA kane punuar me ekspertet e tyre per hartimin e tij. "Ekspertet nderkombetare nga EURALIUS, ODIHR, PAKA kane kontribuar per kete proces. Gjate diteve te fundit jemi takuar ne menyre intensive dhe gjate shtate diteve ne javet e ardhshme duhet te kete shume aktivitet", - u shpreh dje Arvizu. Nga ana tjeter, ai ka folur edhe per pretendimin e opozites se data 6 gusht eshte e pamjaftueshme per te bere shqyrtimin e nismes. Ambasadori eshte shprehur se afati i mbetur eshte me se i mjaftueshem, nese vullneti i paleve ekziston. Sipas tij, koha eshte e mjaftueshme edhe per te bere debat dhe diskutime mbi ceshtjen. "Duhet te kete nje debat publik dhe diskutime. Por ne nje sistem ideal, a mund te duhej me shume kohe? Ndoshta, por une perseri dua te jem shume i sinqerte sikurse dua te jem gjithmone; sot eshte 19 korrik dhe koha nga sot deri ne 6 gusht, sipas kohes shqiptare eshte nje perjetesi dhe nuk eshte nje tematike e re dhe nese ka vullnet, atehere ata mund ta arrijne heqjen e imunitetit", - u shpreh dje ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›