E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje në shi, parashikimi: vranësira në të gjithë territorin Zgjedhje në shi, parashikimi: vranësira në të gjithë territorin

Temperaturat do të rriten me 2-3 gradë Celsius, por përgjatë gjithë ditës votuesit duhet të mbajnë çadër me vete, ndërkohë që duhet të ndërgjegjësohen dhe të shkojnë për të votuar, e mos të mendojnë të presin derisa shiu të pushojë për të shkuar pranë qendrës së tyre të votimit. Pothuajse në të gjithë vendin sot koha do të jetë e vranët, shira dhe reshje do të na shoqërojnë nga jugu në veri përgjatë gjithë 24 orëve. Madje, një mot i tillë i paqëndrueshëm, me reshje dhe ngjyrë gri, do të çelë edhe fillimin e javës së ardhshme.

Për këtë fundjavë nuk vlen më thënia "koha e bukur duket që në mëngjes". Pasi që nga e premtja e deri sot në mëngjes mund të shikojmë ndonjë rreze dielli, ndërkohë që pjesa tjetër e ditë-natës do të jetë nën efektin e rrymave të paqëndrueshme.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve të institutit "Meteoalb", dita e diel, deri në mesditë, do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, ndërsa mesdita dhe pasditja do të risjellin vranësira dhe shira të dobët në bregdet dhe zonën e ulët. Shira më të dendur do të bien në zonat malore, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit. Vranësirat dhe shirat e dobët do të vijojnë si në mbrëmje, ashtu dhe gjatë natës, kryesisht në zonat veriore të Shqipërisë. Për sa u përket temperaturave të ajrit, ato pësuan rritje me 2 gradë mesditën e së shtunës dhe një tjetër rritje të lehtë do të sjellë dita e sotme. Më e favorshme për të votuar do të jetë paraditja, mesdita, si dhe pasditja herët. Megjithëse dita tashmë është më e gjatë, mbrëmja parashikohet të jetë me reshje. Prandaj votuesit do të jenë më të favorizuar nëse vendosin të votojnë në pjesën e parë të ditës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›