Vlorë, pushuesit: Mungesa e energjisë, makth
VLORE- Pushues të shumtë të ardhur nga Kosova, Maqedonia por edhe nga brenda vendit që kanë vendosur të kalojnë pushimet në bregdetin e jugut, shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me ndërprerjet e herë pas hershme të energjisë elektrike.
Vendin e parë përsa i përket problematikës së turizmit në Vlorë në këtë sezon veror, sipas pushuesve e zë mungesa e energjisë elektrike por edhe e ujit të pijshëm. Ky shqetësim i vazhdueshëm , shfaqur ditë më parë për mjaft pushues është bërë shkak që të ndërpresin pushimet e tyre dhe të largohen.
Sic shprehen dhe vetë pushuesit, nëse nuk përmirësohen kushtet më minimale për të kaluar ditët e nxehta në bregdet, dëmi i turizmit mund të jetë i madh. Të shtunën e kaluar, qyteti i Vlorës u përfshi nga terri për disa orë, ndërsa raste të tilla ndikojnë në imazhin e turistit në vend, jo vetëm për pushuesit shqiptarë por edhe për ata të huaj.
(e.n/News24/BalkanWeb)