E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultivimi i drogës, pranga kryeplakut

Arrestohet, foto arkiv

Kryeplakun i fshatit Rerëz të Beratit ka rënë në prangat e policisë, ndërsa ka nisur edhe procedimi në gjendje të lirë edhe për kreun e komunës Kutalli pasi janë të implikuar në kultivimin e lëndëve narkotike.

Mësohet është arrestuar, kryeplaku i fshatit Rerëz , Bujar Dervishi, ndërsa po procedohet në gjendje të lirë edhe kreu i komunës Kutalli, Shpëtim Vrapi.

Arrestimi i kryeplakut vjen pak orë pas sekuestrimit të 200 rrënjë kanabis sativa në fshatin Rerëz dhe pikërisht sipas policisë, kreu i komunës Kutalli, dhe kryepalku i fshatit Rerëz, rezultojnë të implikuar në kultivimin e lëndëve narkotike. Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Benjamin Cala, i cili dyshohet të jetë edhe zotëruesi i parcelës, e cila u asgjësua dirën e sotme nga policia e Beratit. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›