Banda drogës në Ballkan, Malit i Zi arreston 26 persona

Kpet droge, foto arkiv
Policia e Malit të Zi i kanë ka arrestuar 26 persona, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Mali i Zi po bën përpjekje për ndaljen e krimit të organizuar, derisa ky vend po lëviz më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Zyra e Prokurorit Suprem tha se, të akuzuarit ishin pjesë e një unaze ndërkombëtare të kontrabandimit të drogës, që po ashtu operonte në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci dhe Serbi.
Në kumtesën e publikuar sot, thuhet se akuzat kundër shtetasve të Malit të Zi, ishin rezultat i bashkëpunimit rajonal, me ç`rast autoritetet, po ashtu, kanë konfiskuar 250 kilogram marihuanë dhe sasi të madhe të armatimit.
Vendet e Ballkanit që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, i kanë shtuar përpjekjet për ndaljen e krimit të organizuar, që ka lulëzuar gjatë luftërave të viteve të 90-të. /E.L/