E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ dënon sulmin ndaj KFOR-it

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar ashpër sulmet e përsëritura ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, në veri të Kosovës.

Në një deklaratë për shtyp MPJ shpreh mbështetjen e saj të plotë ndaj trupave të KFOR-it, të cilët, në zbatim të misionit dhe mandatit të tyre për të siguruar lirinë e lëvizjes edhe në veri të vendit, kanë ndërmarrë operacione për heqjen e barrikadave dhe mbylljen e kalimeve kufitare të paligjshme.

MPJ përshëndet gjithashtu thirrjet e Qeverisë së Kosovës drejtuar qytetarëve të saj për të ruajtur qetësinë dhe për tu bërë pjesë e institucioneve demokratike e kushtetuese të Republikës së Kosovës, në të mirë të zhvillimit të vendit të tyre. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›