E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE të zgjidhë problemin e punonjësve të Albpetrol

Avokati i Popullit, Igli Totozani

Avokati i Popullit, Igli Totozani, kërkoi nga Ministria e Ekonomisë, që të zgjidhë problemin e punonjësve të Albpetrol, të cilëve ju është zgjidhur marrëdhënia e punës si rrjedhojë e ristrukturimit në vitin 2010.

Për këtë arsye, Totozani zhvilloi një takim me kreun e METE-s, Nasip Naço.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me njohjen e të drejtës për përfitimin e shpërblimit të vjetërsisë në punë për punonjësit, të cilët kanë qenë për më shumë se tre vjet të punësuar pranë Albpetrol.

Naço njohu detyrimin për këtë të drejtë të ish-naftëtarëve dhe parashtroi problemet lidhur me efektet financiare.

Në përfundim të takimit u ra dakord që Avokati i Popullit ti drejtohet Ministrisë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me një kërkesë për të filluar ndryshimin e VKM-së 275 të datës 26 Prill 2012. Kjo kërkesë do të përcillet më tej nga ministri Naço në Këshillin e Ministrave. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›