E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet ne Kod, rrugoret keshillojne shoferet

Gjirokaster - Policia e Gjirokastres kerkon ndihmen e shofereve per informimin rreth ndryshimeve te fundit ne Kodin Rrugor. "Gjate kontrolleve te diteve te fundit, qe ne kemi ndermarre per zbatimin e ligjshmerise ne kete drejtim nga ana e shofereve, kemi konstatuar se nje numer i konsiderueshem i tyre nuk jane te informuar per ndryshimet e elementeve ligjore te Kodit Rrugor", thote shefi i Policise Rrugore ne Gjirokaster, Gjylani Shehu. Disa prej rregullave te reja jane ndezja e dritave ne udhetim dhe vendosja e detyrueshme e rripit te sigurimit. Vetem gjate tri diteve te fundit jane vendosur per keto shkelje te konstatuara nga shoferet rreth 100 gjoba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›