E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, i sëmuri mendor merr peng familjarët

LAÇ Një person i sëmurë mendor ka marrë peng pjesëtarët e familjes së tij. Ngjarja ka ndodhur në Vinjollë, Kurbin. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po negocion për lirimin e pengjeve.

Nga informacionet e para mësohet se pengmarrësi po mban të mbyllur familjarët nën kërcënimin e armës. Ai u ka bërë thirrje personave të tjerë që të mos i afrohen banesës.

Kanë qenë fqinjët e familjes të cilat kanë njoftuar policinë për pengmarrjen. Vinjollë është një nga zonat më të thella të Laçit.

ndërkohë në drejtim të fshatit Vinjollë, janë nisur forca të RENEA-s të cilat pritet t7 nfërhyjnë për lirimin e pengjeve. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›