Kuman: Fitore ose shuhet ëndrra për Botëror

Megjithatë, në një prononcim për “Nemzeti Sportin”, ai i paralajmëron ata se jo gjithçka do të jetë e lehtë.
“Shqipëria luan shumë mirë në fazën mbrojtëse, tha Kuman, ndaj në këtë aspekt ndeshja do të jetë edhe më e vështirë sesa ndaj dy rivalëve, Danimarkës dhe Suedisë.
Por ne nuk mund të luajmë për gjë tjetër veçse për fitore, ndryshe duhet t’i hedhim në kosh ëndrrat tona për në Botëror”.
Hungaria deri tani ka një pikë pas dy ndeshjeve, ku barazoi me Danimarkën 0-0 dhe u mund 2-1 në Suedi. Trajneri holandez e quan këtë si hapa të hedhur përpara, por që nuk vlejnë nëse nuk vazhdohet me fitore sot.
“Nga përvoja ime e di se nuk mund të mbetemi te dy ndeshje të mira, por duhen edhe më shumë, duhen rezultate”, nënvizoi Kuman, i cili më pas ka kërkuar mbështetjen e tifozëve në stadiumin “Ferenc Pushkash".