Beqaj dëmtohet në shpatull, Hidi titullar me Hungarinë
Vetëm pak orë përpara ndeshjes decizive me
Hungarinë, përfaqësuesja shqiptare ka pësuar një
goditje mjaft të rëndë. Portieri titullar, Arjan Beqaj,
është dëmtuar gjatë stërvitjes së të enjtes, të zhvilluar
gjatë paradites në stadiumin "Niko Dovana". Gjatë
goditjeve në portë, 32-vjeçari ka nxjerrë shpatullën.
Për fat të mirë dëmtimi nuk ka qenë shumë i rëndë
dhe menjëherë stafi mjekësor ka ndërhyrë, duke e
futur shpatullën në vend. Megjithatë, prej këtij lëndimi
Beqaj do të humbasë dy takimet eliminatore të radhës.
Gjatë gjithë ditës së djeshme, kontrollet mjekësore kanë
vazhduar, ku është kryer edhe rezonanca magnetike,
si dhe do të përcaktohet nëse lojtari do të qëndrojë në
skuadër deri më 1 prill, apo do të kthehet pranë klubit
të tij, Anorthosis. Vendi i titullarit në portë do t‘i besohet
Isli Hidit. Ashtu si edhe me Maltën, detyra e portierit të
Krivbasit është të mbajë rrjetën e paprekur. Megjithatë,
mënyra sesi erdhi aktivizimi, natyrisht që nuk i ka
pëlqyer. "Nuk është e bukur që të dëmtohet një koleg.
Askush nuk mund të jetë i kënaqur kur dëmtohet një
lojtar i kombëtares, mbi të gjitha përpara një ndeshjeje
të tillë". Në shkurt, në La Valeta, ish-lojtari i Tiranës theu
"mallkimin" e golit në pesë minutat e para. Një siguri
më shumë për ndeshjen e fundjavës. "Kam zhvilluar
ndeshje mjaft të mira në Ukrainë, e ndiej veten në formë.
Gjithashtu nuk shqetësohem nga presioni", deklaroi Hidi.
"Tashmë kam kaluar edhe sikletin e golit në pesë minutat e
para të lojës. Përpara ndeshjes me Maltën kisha pësuar gol
në tri takime radhazi. Të them të drejtën, më 11 shkurt isha
pak në ankth dhe shikoja vazhdimisht tabelën elektronike.
Kur kaluan 15 minuta lojë u qetësova". Me Hungarinë
përgjegjësia do të jetë e madhe: "Është më se normale,
pasi do të mungojë portieri titullar. Do të jem në qendër
të vëmendjes, pasi kur luan nga minuta e parë nuk të
lejohen gabimet". Pas dëmtimit të Beqajt, trajneri Ari Han
grumbulloi menjëherë portierin e tretë të kombëtares,
Saimir Ujkanin. Lojtari i Palermos u kthye në hotelin
"Dyrrah" nga Elbasani, ku ndodhej në grumbullimin e
Shpresave për ndeshjen e së shtunës me Skocinë.