Kumbaro, Krimet e Rënda rrëzojnë Gjykatën e Lartë
Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda e konsiderojnë ish-shikasin Ilir Kumbaro një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nisur edhe nga fshehja për një kohë të gjatë në Angli me identitet të rremë. Ai akuzohet për rrëmbim dhe torturë të trefishtë dhe nisur nga rrezikshmëria e veprave penale që kanë një minimum prej 10 vitesh burg, gjykata ka rivendosur ndaj personit në fjalë masën "arrest me burg", duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit, në fillim të këtij muaji, do të lironte nga burgu Kumbaron, i arrestuar në Angli dhe me procedura ekstradimi në vendin tonë.
Kërkesa e prokurorisë
Prokurori Xhevat Hana, në një kërkesë prej 11 faqesh, iu drejtua Gjykatës së Krimeve të Rënda për rivendosjen e masës "arrest me burg" për Ilir Kumbaron. Duke u bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë, që linte "shtigje" për një tjetër kërkesë, prokuroria i parashtroi gjykatës argumentet pse duhet që Kumbaro, i arrestuar në Angli me emrin Shaqa Shatri, duhet të qëndrojë në burg. Madje, e ka konsideruar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërie. "Mbi bazën e rekursit të bërë nga mbrojtësit e të pandehurit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin numër 274 datë 2 dhjetor të këtij viti, ka vendosur prishjen e masës së sigurisë për arrestin në burg. Nga materialet e administruara në dosje rezulton se i pandehuri Ilir Kumbaro është larguar nga Shqipëria në vitin 1996. Kërkesa për ekstradimin e shtetasit Ilir Kumbaro nuk u bë deri në përfundimin e hetimeve paraprake në prill të vitit 2008, pasi nuk ishim në dijeni të adresës së tij të saktë. Kishte vetëm dyshime se ai ndodhej në Angli, por asgjë të zyrtarizuar", tha dje prokurori Hana, duke saktësuar më tej se ky ishte shkaku që menjëherë sapo u vendos nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë në vitin 2003, masa e sigurimit personal ndaj tij "arrest në burg" në mungesë, iu kërkua nga Prokuroria e Përgjithshme me shkresën numër 7 datë 21 janar 2004, Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë Kriminale e Zyrës së Interpolit: shpalljen e kërkimit ndërkombëtar të shtetasit Ilir Kumbaro, e cila konfirmoi zyrtarisht se kjo shpallje u realizua në datë 5 shkurt 2004. "Duke iu referuar materialeve që ndodhen në dosje, çmojmë se në ngarkim të të pandehurve të kësaj çështje ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ata kanë kryer veprat penale të ‘rrëmbimit të personit‘ në tri raste dhe ‘torturës me pasoja të rënda‘ në tri raste në bashkëpunim", detajoi prokurori.
Masa e arrestit
Pasi dëgjoi palët në proces, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi
se pavarësisht se masa e sigurimit "arrest në burg" e ka humbur fuqinë, përsëri ekzistojnë ende arsyet për të cilat ishte vendosur paraburgimi dhe për këtë shkak është e domosdoshme që ndaj këtij të pandehuri duhet të caktohet përsëri si masë e sigurimit personal po ajo e arrestit në burg, përderisa kjo masë nuk është ekzekutuar gjatë fazës së hetimeve paraprake. Në fjalën e tij, prokurori tha se "kjo masë duhet caktuar, duke pasur parasysh shkallën e nevojave të sigurimit, rëndësinë e faktit se ndodhemi para veprave penale të kryera në bashkëpunim për një kohë të gjatë, rrezikshmërinë e veçantë të veprave që përmbajnë një sanksion në minimum secila 10 vjet burg, si dhe mundësinë për të prishur provat apo fshehjes së të pandehurit Ilir Kumbaro, gjë e cila provohet më së miri nga dokumentet e dërguara prej organeve kompetente të Mbretërisë së Bashkuar, ku ky i pandehur fshihej prej vitesh në Angli, duke ndryshuar emrin e identitetin e tij dhe duke u paraqitur me emrin Shaqa Shatri, me origjinë nga fshati Kushnin, Komuna Prizren, Kosovë". Përfaqësuesi i organit të akuzës i kërkoi gjykatës se kjo masë duhet të caktohet për t‘i dhënë mundësi organit të akuzës që gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes të ketë mundësi të plotë për të kryer veprime me kërkesat procedurale, për të arritur në konkluzione të plota për fajësinë apo pafajësinë e të pandehurve. Në lidhje me kërkesat e mësipërme të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ndaj personit Ilir Kumbaro të caktohet masa e sigurimit personal, "arrest me burg".