E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro dërgohet te Kolegjet e Bashkuara



TIRANE - Gjykata e Lartë vendosi dje që të dërgonte për të shqyrtuar nga Kolegjet e Bashkuara masën e sigurisë të vendosur në mungesë për Ilir Kumbaron, të pandehurin e dosjes "Remzi Hoxha", i cili ndodhet në Angli. Avokatët e Kumbaros pohuan në proces se i njëjti trup gjykues që po gjykonte çështjen nuk mund të merrte masën e sigurisë për Kumbaron. Kjo për faktin se sipas ligjeve në fuqi duhet që masën ta vlerësonte një gjyqtar tjetër sipas kërkesës së prokurorisë. Duke pretenduar për shkelje procedurale avokatët e Kumbaros i kërkuan Gjykatës së Lartë prishjen e dy vendimeve të mëparshme "burg pa afat" për klientin e tyre. Ndërsa gjykata duke vlerësuar arsyetimin juridik të mbrojtësve vendosi që ta dërgonte dosjen te Kolegjet e Bashkuara të cilët do të shqyrtojnë së afërmi këtë çështje. f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›