E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kumbaro, nje film per shqiptaret e sukseshem ne Amerike

08/01/2005  Kumbaro, film për

shqiptarët e fortë në Amerikë

"Green Card" titullohet filmi dokumentar i regjisorit Saimir Kumbaro, që ka në qendër emigrantë të suksesshëm shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njerëz me emër në Shqipëri, që kanë emigruar në "tokën e premtuar", janë fokusuar në objektivin e kameras. "Janë emra të njohur për ne", tha regjisori Kumbaro.

Personazhet janë Arben Faber, ish-inxhinier zëri në Kinostudio, tani përfaqësues i një ndërmarrjeje të pasurive të patundshme në SHBA; Meri Treska pedagoge fizike tani prof.dr. në Universitetin Politeknik të Bostonit; Thimi Milkani, Spiro Dollani, Vladimir Cikani, Linda Ciu, Enkela Doraci. Dokumentari me skenar të Piro Milkanit u realizua nga një bashkëpunim me ambasadën shpiptare në SHBA. Premiera e këtij dokumentari do të shfaqet në Tiranë javën e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›