Kushtetuesja sot vendimin për ndarjen zonale
07/01/2005 Gjykata Kushtetuese do të publikojë sot vendimin mbi kërkesën e PSD për shpalljen antikushtetuese neni 74 të Kodit Zgjedhor që përcakton kriteret për vendosjen e ndarjes zonale. Megjithatë ekspertët kanë vlerësuar se vendimi i Kushtetueses nuk do të ndikojë në protokoll marrëveshjen e nënshkruaj prej socialistëve dhe demokratëve, pasi vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë karakter interpretativ dhe mbeten për t'u zbatuar në precedentët e ardhshëm. Kështuqë, cilido që të jetë vendimi i Kolegjit të kësaj gjykate, Gupi i Punës, që do të ngrihet në bashkëpunim me OSBE-në, do të punojë mbi këto kritere, që janë të parashikuara në kodin aktual. Në kod parashikohet se ndarja zonale mund të kryhet duke u bazuar dhe mbi numrin e votuesve, që kanë marrë pjesë në zgjedhjet më të afërta. Kjo është cilësuar si antikushtetuese, pasi në ligjin themeltar përcaktohet se zonat duhet të ndahen sipas numrit të zgjedhësve dhe jo të atyre që kanë marrë pjesë në votime.