Gjinushi-Bejtaj, debat për braktisjen e qeverisë
07/01/2005 Socialdemokratët janë ndarë sërish në qëndrimet e tyre mbi bashkëpunimin në qeverinë e drejtuar prej Fatos Nanos. Në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, kryetari Skënder Gjinushi nuk ka ndarë të njëjtin qëndrim me ministrin Engjëll Bejtaj, për të dalë nga qeveria. Burimet kanë bërë të ditur se në diskutime Gjinushi ka mbështetur idenë që Bejtaj të braktisë postin e ministrit, në rast se Kryeministri nuk pranon ndryshimet në qeveri brenda muajit janar. Për kreun e socialdemokratëve, kjo parti, duke u bazuar në marrëveshjet dhe mandatet në parlament, duhet të ketë më shumë se një post ministror. Ndaj, duke konstatuar një prishje të marrëveshjes, ai ka kërkuar braktisjen e koalicionit me Nanon. Por, kjo ide është kundërshtuar nga ministri Engjël Bejtaj dhe shumica e anëtarëve të Kryesisë së PSD-së. Sipas Bejtaj, ndryshimet e ministrave përcaktohen vetëm nga rezultatet dhe puna e bërë prej ministrave dhe jo nga dëshirat. Në këtë mënyrë, ai i ka qëndruar mendimit se ndryshimet në kabinetin e ministrave do të realizohen vetëm në rast se një dikaster nuk i ka plotësuar detyrimet. Por, duket se përplasja mes aleatëve të Partisë Socialiste do të jetë dhe më e ashpër në përfundimin e analizave, në mesin e janarit. Kryetarët e partive, që janë në aleancë me Nanon, janë shprehur se do të dalin pa Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, në rast se nuk do të ketë ndryshim të ministrave dhe një pjesëmarrje më të madhe të tyre me poste ministrore.
Zgjedhjet
Megjithë përplasjet e mendimeve në PSD, Gjinushi është shprehur se partia e tij po përgatitet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Madje, krerët e kësaj partie kanë zhvilluar disa takime me strukturat në bazë. Gjatë këtyre takimeve është kërkuar që të nisin përgatitjet që PSD të dalë në forcat e rëndësishme parlamentare.