Brokaj: Kerkojme zgjedhje të parakohshme, po u prek vota
07/01/2005 Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëron se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme në rast se konstaton manipulime në votimet për mandatin e deputetëve në verën e këtij viti. Ndërkohë në një vendim të marrë dje, LSI tha se do të iniciojë protesta, të cilat vijnë si shkak i bashkëpunimit mes PD-PS për manipulimin e votave.
Zgjedhjet
Deklarata ka ardhur pas shqetësimit se dy partitë e mëdha kanë shmangur LSI-në në procedurën e numërimit të votave. Në një deklaratë të Grupit parlamentar të LSI-së është vënë theksi se "në rast se manipulohet procesi zgjedhor, LSI-ja do të imponojë përsëri zgjedhje të shpejta, në qoftë se këto zgjedhje nuk do të bëhen korrekte". Në emër të grupit të LSI-së, Sabit Brokaj ka denoncuar bashkëpunimin mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, "kodi elektoral është një hap prapa, pasi partitë kryesore, të cilat në parlament renditen të tretët dhe të katërt, nuk kanë prani në komisione". Një çështje tjetër e kontestuar nga LSI-ja në kod është dhe transporti i kutive të votimit. Sipas Brokajt, "nuk ka asnjë siguri mbi kutinë e votimit gjatë transportit". Gjithashtu LSI-ja ka denoncuar deformimet që i janë bërë procesit të numërimit të votave, duke e bërë lehtësisht të manipulueshëm. Kryetari i Grupit të LSI-së tha se " PS dhe PD kontrollojnë totalisht qendrat e votimit më pas kontrollojnë transportin e kutive, gjithashtu këto parti bëjnë numërimin në qendrën e zonës. Një vëzhgues që ne e kishim, pasi nuk kishim anëtar komisioni, në numërimin e votave dhe që do të kontrollonte një tavolinë në një komision, tani është një vëzhgues për 5 apo më shumë tavolina, të cilat kanë në përpunim të materialit me dhjetëra njerëz, afërsisht mbi 50. Nga kjo çdo njeri normal e kupton se si mund të kontrolloj një vëzhgues në një sallë të madhe kutitë dhe fletët e votimit, kur këto mbulohen nga dhjetëra njerëz". Në këtë kuptim, Brokaj është shprehur kundër faktit që një KZZ e përbërë nga shtatë anëtarë, të ketë në ndihmë 5 grupe pune, po nga shtatë anëtarë dhe që do të jenë të përbërë nga përfaqësues PD, PS, PR, PSD, PDR dhe PBDNJ.
Protesta
LSI-ja do t'i drejtohet veprimit publik, duke ndërmarrë protesta në prag të procesit zgjedhor në mbarë vendin. Sipas Brokajt, "LSI e shpreh këtë shqetësim që realisht po merr përmasat e protestës publike, pasi ka një rregull elementar në demokraci, nëse bllokohet procesi demokratik në një mision, demokracia e kushtëzon veprimin publik".
Brokaj tha se "protestat do të ishin mënyra më e mirë për të kushtëzuar mekanizmin e krijuar nga dy forcat kryesore të politikës për të mbajtur pushtetin e kusarëve në një drejtim dhe ndërkaq imunizimin e një pjese tjetër të opozitës". Rotacioni i pushtetit është një domosdoshmëri për vendin, në këtë kontekst Brokaj tha se "nuk mund të qëndrojmë nën diktatin e dy partive të mëdha dhe ato të bëhen më shumë pronare. PD dhe PS nga njëra në shtojnë disa pika demokraci dhe nga ana tjetër bllokojnë rrjedha të tëra".