E Diel, 1 Nëntor 2026

Kunati i Xhindit: Nëse nuk zbardhet, shteti bashkëpunoi në vrasje

Dje grupi parlamentar i PS-së i shprehu ngushëllimin, familjes së deputetit të vrarë të shtunën në mbrëmje


FIER- "Nëse shteti nuk zbardh krimin ndaj Fatmirit, ne do të akuzojmë atë për bashkëpunim në vrasjen e tij",- kjo ka qenë deklarata e lëshuar dje nga Late Faria, kunati i deputetit të vrarë të shtunën e javës së kaluar në Roskovec të Fierit.


Kjo deklaratë është dhënë nga pjesëtarët e familjes së tij, gjatë vizitës së kryer nga pjesëtarët e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në familjen e kolegut të tyre.


Më tej ai ka shtuar se: Unë nuk mund të ngre hipoteza kush e vrau për deri sa nuk di gjë. Në rast se shteti nuk e zbulon krimin athere unë them se bashkëpunëtor në krim është shteti.


Prandaj është ai që duhet të zbardhë këtë ngjarje të rëndë. Në lidhje me pistat e hedhura në media, ai i ka quajtur ato spekullime, për t'i dhënë një drejtim tjetër ngjarjes. Në këtë mënyrë, familjarët e deputetit të vrarë Fatmir Xhindi i kanë bërë dje thirrje organeve shtetërore që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje. Të njëjtin qëndrim duket se kanë mbajtur edhe të afërmit e tjerë të familjes Xhindi.


"Shteti të na japë një deklaratë zyrtare pse është varë që edhe ne të jemi të qetë të paktën nga kjo anë. Vëllai i madh i deputetit të vrarë, Fatmir Xhindi, Haki Xhindi thotë: "Po të dojë shteti e gjen se kush e vrau".


Ndërkohë kunati i Fatmirit, shprehet se shteti duhet ta zbardhe ngjarjen në të kundërten unë do t'i akuzoj si bashkëpunëtorë në krim". Këto deklarata janë dhënë dje paradite gjatë vizitës që ka bërë grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Vizita


Anëtarët e grupit parlamentar të PS-së, kanë mbërritur dje në familjen e kolegut të tyre Fatmir Xhindi për t'iu shprehur edhe njëherë ngushëllimet familjes. "Fatmiri nuk ka një familje,- tha deputeti Namik Dokle.


Fatmiri ka dy familje, një janë shokët e tij parlametarë dhe tjetra jeni ju Të dyja familjet kanë të njëjtën dhimbje, të njëjtin hall të njëjtin problem. Pra nuk jemi të ndarë jemi dy familje në një". Hakiu, i cili ishte më i madhi nga mosha nga fëmijët dhe vëllezërit e Fatmirit i ka falenderuar për ardhjen e tyre dhe u është drejtuar se të gjithë ju jeni njërëz të nderuar dhe shokë të Fatmirit.


Nuk është puna se iku njëri siç ishte Fatmiri ynë por do të bëhet rrugë edhe për të tjerët. Po të doni na ndihmoni që të kapet autori, Namik Dokle është shprehur se, shpresa është e paktë por duhet ta kemi, por ajo është e pamjaftueshme".


Më tej vëllai i Fatmirit ka vijuar se -"ai nuk ka asgjë personale dhe për këtë jam i bindur. Këto janë të akumuluara ky është mendim im". Ndërkohë një miku i kësaj familjeje që ndodhej në këtë takim është shprehur se dalja në dritë e kësaj ngjarjeje do t'ju nderojë edhe juve si kolegë të Fatmirit.


Ylli Bufi, pjesëmarrës në këtë vizitë. është shprehur se ne kemi mbajtur çdo dite lidhje me grupin e hetimit dhe çdo ditë ne në Tiranë marrim informacion se çfarë po behet lidhur me hetimin e ngjarjes. Edhe sot që ne jemi këtu është zhvilluar një takim me ata dhe ne po e ndjekim çdo ditë këtë punën e këtij grupi hetimor Ai ka shtuar se ne nuk dëgjojmë asgjë nga ato që thotë shtypi lidhur me pistat, ,.


Ka ndërhyrë Vangjel Tavo, se kjo ngjarje nuk ka lidhje me çeshtje pronash, siç thuhe në shtyp. Më pas dikush është kujtuar që gazetarët tashmë të dalin jashtë gjë që u mbështet edhe nga grupi i deputetëve të PS.

Valentina Leskaj: Parlamenti po mbyllet me një vrasje


Mbas daljes së grupit të deputetëve të PS, kryetarja e e këtij grupi, Valentina Leskaj, është shprehur se, "ne kemi ardhur sot këtu të gjithë kolegët e Fatmirit, grupi parlamentar i PS si mik, shokë, kolegë për t'i shprehur edhe njëherë dhimbjen e madhe familjes së Fatmirit, por edhe për t'i shprehur gjithë mbështetjen, solidaritetin që ne do të jemi ketu me gjithë komunitetin e Roskovecit , i cili është dëshpëruar thellë për humbjen e Fatmirit. "Kërkojmë që autoritetet të veprojnë me gjithë intensitetin, me të gjithë instrumentat për të zbardhur të vërtetën.


Drejtësia duhet të vihet në vënd pra duhet të merren të gjitha masat nga të gjitha institucionet që ngarkon ligji duke filluar nga Policia deri te shërbimet inteligjente, të cilat duhet të veprojnë intensivisht për të zbardhur të vërtetën, tha Leskaj.


Më tej ajo vijoi se ngjarja eshtë shumë e rëndë, e madhe. "Eshtë një goditje edhe për parlamentin, i cili po mbyllet me nje vrasje.


Pra ky është një qëndrim i zotit Rama dhe ne këtij i përmbahemi që ky krim pa tjetër duhet të zbardhe",- ka përfunduar Leskaj. Ajo i ka pohuar se nëse do të ketë ndikim kjo ngjarje në procesin zgjedhor, duhej të priteshin rezultatet e hetimit.


Rama dhe Prençi analizë në Fier


Fier- Ina Rama dhe Ahmet Prençi, kanë udhëtuar gjatë ditës së djeshme në drejtim të qytetit të Fierit, për të kryer një analizë të fakteve të mbledhura gjatë këtyre ditëve nga oficerët e hetimit që po merren me zbardhjen e vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi.


Kryeprokurorja Rama dhe kryepolici Prençi, kanë zhvilluar një analizë që ka nisur pasditen e djeshme, kur anëtarët e grupit të hetimit, kanë raportuar mbi faktet e mbledhura.

Të gjitha ato janë "hedhur" në tavolinën e mbledhjes ndërsa krerët e hetimit, janë informuar mbi punën e kryer si dhe kanë lënë detyrat përkatëse. Ndërkaq në lidhje me pistat e hetimit, është pohuar se ende nuk ka ndonjë të tillë konkrete, duke lënë pezull shkakun dhe motivin e krimit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›