E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, dhuratë policisë pajisje për zbulimin e armëve të shkatërrimit në masë



Qeveria amerikane i ka dhuruar policisë shqiptare pajisje moderne të nevojshme për zbulimin e armëve të shkatërrimit në masë, kalimit të paligjshëm të tyre dhe trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë ceremonisë së dhurimit ishte i pranishëm ambasadori amerikan, John Withers dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Pajisjet kapin vlerën e 200 mijë dollarëve dhe janë vazhdim i mbështetjes së qeverisë amerikane ndaj policisë shqiptare. Në ceremoninë e dhurimit ambasadori amerikan u shpreh: “Si pasojë e rritjes së ndërveprimit ekonomik, përparimit në fushën e informacionit, sot është më e lehtë se kurrë të transferosh materiale armësh të shkatërrimit në masë, deri në skajet më të larta të globit, gjithashtu edhe më e vështirë është për të kontrolluar transferime të tilla”. Withers i cilësoi punonjësit e Policisë Kufitare apo nëpunësit e doganave si vija e parë e frontit kundër përhapjes së këtij rreziku. Diplomati amerikan vuri në dukje bashkëpunimin SHBA-Shqipëri, e shprehur sipas tij, "me programin e Departamentit të Shtetit Amerikan për kontrollin e kufijve dhe sigurinë në kufi (ICITAP)".

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, siguroi se efektivat e policisë shqiptare do ta konvertojnë me punë ndihmën e deritanishme të qeverisë amerikane.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›