Sali Shehu ne KLSH. Topi dekreton kandidatin e tij

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i propozon Parlamentit emrin e ish-deputetit Sali Shehu për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Propozimi i Presidentit për Kuvendin ka ardhur nëpërmjet një dekreti të posaçëm, ndërkohë që emërimi zyrtar për shtatë vitet e ardhshme të Sali Shehut në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit kërkon shumicën e votave në Parlament.
Mandati i kryetarit të deritanishëm të KLSH-së, Robert Çekut përfundon më 28 tetor. Kryetari i këtij institucioni zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës dhe qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. KLSH-ja është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Republikën e Shqipërisë.