Kundër populizmit për arsimin e lartë!
HENRI ÇILI*
Para pak ditësh, qeveria në një veprim tipik populist mori një vendim për 5 kuota shtesë në çdo degë në universitetet publike. Disa ditë më parë kishte marrë një vendim për hapjen e programeve të nivelit të dytë, studimet Master dhe DND, ku taksa e studentit do të jetë mes 300–500 euro maksimumi. Nuk janë veçse dy prej vendimeve të fundit, në një seri vendimesh me natyrë tipike populiste, që kjo qeveri dhe të gjitha qeveritë para-ardhëse marrin për zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri, që prej fillimit të viteve ‘90-të. T’i rendisësh të gjitha do të duhej një kronikë e gjatë, kurse veprimi i përbashkët i të gjitha këtyre nuk është gjë tjetër, veçse gjendja në të cilën ndodhet arsimi i lartë sot në Shqipëri, publik, jopublik apo privat. Ka ardhur koha, që elita politike e vendit dhe ajo universitare t’i thotë stop populizmit në arsimin e lartë shqiptar, i cili është shkatërrimtar për të gjithë: për studentin në radhë të parë, për universitetin publik në radhë të dytë, për unirsitetin jopublik po ashtu. Shkurt është shkatërrimtar për shoqërinë shqiptare në tërësi, për tregun dhe prespektivën e zhvillimit të Shqipërisë.
Mjaftojnë dy vendimet e fundit për të ilustruar se sa i dëmshëm vijon të jetë populizmi në universitet. Shtesa të tjera në kuotat e pranimeve, që janë të gjitha të rritura këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, të cilat edhe vitin e kaluar ishin më të rritura se një vit më parë dhe kështu pafundësisht, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rritin krizën e infrastrukturës së universitetit publik shqiptar. Ky i fundit ka mbingarkesë në numër studentësh, referuar hapësirave, pedagogëve dhe infrastrukturave të tjera për një universitet me standarde. Në vend që, pas 18 vjetësh nga politika për zgjerimin sasior në universitetin publik, të kalohej më në fund në politika të nivelit të dytë, për rritjen e cilësisë, për ndërhyrje dhe investime në degë, për të cilat ka pak interes studenti dhe shumë nevojë shoqëria; në vend që të investohet në shkenca dhe fusha me interes strategjik e kombëtar, ku tregu nuk zgjidh dot punë; në vend që të investohet për aksesin në universitet të shtresave të margjinalizuara si periferia e fshati, shtresat sociale në nevojë, komunitetet me ngjyrë, zonat verilindore etj., i bihet fare thjesht: “shtohen nga 5 vende në çdo degë”. Asnjë politikë e nivelit të dytë e të tretë, asgjë përveç lajmit populist të prodhuar: “qeveria shton kuotat në universitete”.
Kurse vendimi për kuotat dhe tarifat e masterave dhe DND-ve, është nga i lloj populizmi, i cili veç të tjerash mund të quhet populizëm pa dobi. Të mendosh se mund të ndërtosh sot mastera dhe studime të nivelit të dytë dhe të tretë, do të thotë realisht të gënjesh veten dhe studentin master. Këtë të fundit nuk e gënjen dot realisht, sepse pas një përvoje jete dhe shkollimi deri në nivelin e parë universitar, të gjithë e kanë masterin një zgjedhje shumë më racionale, shumë më të kalkuluar sesa nivelet paraardhëse të studimeve. Një master ka kuptim vetëm si shkollim cilësor dhe të gjithë e dimë, që një shkollim cilësor në radhë të parë kushton. Asnjë nivel i dytë i studimeve nuk mund të jetë brenda standardeve, aq më tepër cilësor me të një financim të tillë kaq minor nga ana e kontribuuesit dhe përfituesit të këtij shërbimi.
Janë dy shembuj të mbërritjes tek limitet e populizmit në arsimin e lartë shqiptar. Ky model po shteron. Shikoni vendet e lira në universitetin e Tiranës në degë të caktuara, shikoni vdekjen e ngadaltë të disa degëve dhe disa universiteteve publike të rretheve. Diçka e ofruar falas por e pavlerë, nuk ka asnjë kuptim për ata që e marrin. Po e refuzojnë dhe do ta refuzojnë gjithnjë e më shumë maturantë.
Është momenti që aktorët politikë kryesore dhe në përgjithësi shoqëria shqiptare, t’i japë fund paradigmës iluministe si paradigma kryesore dhe vetme e ndërtimit të sistemit tonë arsimor, nga çerdhja deri në doktoraturë, bashkuar kjo me një etatizëm të vjetëruar edhe për vetë kohën kur u instalua. Iluminizmi dhe etatizmi në politikat publike qëndrojnë në këmbë ende sot me ndihmën e populizmit të radhës e për nevojat e ditës së aktorëve politikë që e kupton gjendjen, por nuk guxon të rrezikojë politikisht. Për momentin ajo i shërben vetëm burokracisë universitare publike, asaj pjese që është parazite dhe jo-konkurruese. Një sistem arsimor modern është sot një sistem ku bashkëjetojnë shumë parime, ku ndërveprojnë shumë qëllime. Por sidomos universiteti duhet të jetë në radhë të parë në shërbim të atyre që e marrin, të studentit dhe pastaj të shoqërisë dhe të tregut.
Kemi hyrë në vitin elektoral dhe është rasti që debati për universitetin, me të gjithë të vërtetat e tij, të bëhet pronë e të gjithë aktorëve shoqërorë dhe politikë për të arritur atë transformim drejt modelit më të suksesshëm bashkëkohor, modelit anglo–sakson. Ky model vë në qendër në radhë të parë studentin, interesat e tij për një shërbim cilësor, i cili realizohet përmes mekanizmash financiare konkurrues dhe të vetëqëndrueshëm. Ky model duhet të vërë në qendër të drejtat e studentit dhe të prindërve si taksapagues, të cilët kanë të drejtë të përfitojnë në mënyrë të drejtë nga kontributi i tyre dhe ç’është më e rëndësishmja, kërkojnë me forcë përdorim efikas i taksave të tyre. Studenti, si taksapagues duhet të jetë vetë ai, në finale, disponuesi dhe përdoruesi i taksave të tij. Ai duhet të vendosë vetë se ku të studiojë, të vendosë vetë se ku do shpenzojë paratë, që shoqëria ka vënë në dispozicion për edukimin e tij, pa qenë nevojë që qeveria t’i dërgojë me listë në universitetin që qeveria përcakton. Ashtu sikurse ne nuk i themi dikujt që merr ndihmë sociale, të shkojë të “blejë” me detyrim një supermarket të caktuar, po ashtu hierarkinë e universiteteve, që preferon studenti duhet ta vendosë ajo dhe jo qeveria. Kjo e fundit thjesht duhet të garantojë cilësinë dhe standardet e operatorëve universitarë në treg, publikë apo privatë qofshin.
INEFIKASITETI- Etatizmi dhe populizmi në arsimin e lartë nuk diskutohet, që nuk janë efikas në funksion të një oferte universitare cilësore. Duke marrë një shërbim falas dhe të barabartë për të gjithë, studentët nuk janë të motivuar në përgjithësi për rezultate të mira, janë të dekurajuar nga cilësia e ulët, kushtet e këqija, topitja dhe imobilizmi i këtij modeli shtetëror universitar. Duke pasur të garantuar vendin e punës, pagesën dhe studentin, trupa akademike universitare është edhe më pak e motivuar për të qenë konkurruese, bashkuar kjo me paga të vogla e të pamjaftueshme e kushte të këqija pune e infrastrukturë të mangët.
PABARAZIA: Në fakt një sistem universitar “falas për të gjithë” është një sistem që riprodhon pabarazi. Në universitetin e Tiranës apo në degët e preferuara, edhe pse janë praktikisht falas nuk mbërrijnë dot zakonisht studentë nga shtresa në nevojë, aq më të rrallë janë studentët nga periferia e fshati, asfare grupe të margjinalizuara si romët etj. “Një subvencion që u jepet në mënyrë të barabartë atyre, që nuk kanë nevoja të barabarta, krijon një pabarazi edhe më të madhe se ajo që tenton të korrigjojë” – thoshte filozofi Xhon Rolls. Në vend që shoqëria të shpenzojë për t’u afruar të gjithëve universitetet falas në mënyrë të barabartë, më mirë t’u ofrojë një bursë (taksë regjistrimi + shpenzime jetese) shtresave në nevojë. Duke paguar për studimet e tyre ata që kanë mundësi dhe nuk kanë nevojë reale për “universitetin falas”, do të kemi një universitet më cilësor, i cili do t’u gjendet më mirë edhe atyre që paguajnë, edhe shtresave në nevojë, duke subvencionuar tek këta të fundit, jo vetëm tarifën e shkollimit, por dhe një jetesë dinjitoze për kohën e studimeve.
EKSELENCA E PAMUNDUR: Një sistem universitar i ngritur mbi parimet barazitiste vërtet mund t’i sjellë të gjithë në universitet, por ai penalizon ekselencën universitare. Një sistem që mbështet ekselencën, kundrejt mediokritetit studentor duhet të instalohet si një motor më i fuqishëm për të çuar përpara, përmes energjisë së ekselentëve të gjithë sistemin.
FINANCIMI AKTIV: Financimi aktual i sistemit universitar është me plot kuptimin e fjalës, jo motivues, i vjetëruar. Një skemë e re financimi e sistemit universitar shqiptar do të duhej të kombinonte disa qëllime njëkohësisht: Së pari, mbështetje më e madhe dhe esenciale e studentëve nga shtresat në nevojë, kundrejt mbështetje “pak për të gjithë” që kemi aktualisht. Së dyti, mbështetje e fortë financiare për degë të tilla me interes të fortë publik, por jo atraktive për studentet si mësuesia, shkencat e natyrës etj. Së treti, mbështetje e atyre degëve për të cilat shoqëria ka më shumë nevojë, të cilat tregu i edukimit të lartë nuk i siguron plotësisht, degë me interesa strategjike për vendin dhe kombin si: gjuhësia, albanologjia, arkeologjia etj. Së katërti, mbështetja e studentit ekselent, pavarësisht origjinës së tij, pavarësisht gjendjes sociale dhe ekonomike, si motori i auditorit shqiptar.
SHUARJA E DIFFERENCES PUBLIK-PRIVAT: Të gjitha këto do të shërbenin për shndërrimin e të gjithë sistemit universitar shqiptar në një sistem të vetëm publik, pavarësisht nga pronësia, publike, jopublike, private apo shtetërore e universiteteve. Të gjithë janë në hall: universiteti publik është i prangosur në një mungesë totale të autonomisë financiare, universiteti jopublik e privat po vepron në një mjedis krejtësisht jo konkurrues dhe diskriminues ndaj tij. Të gjithë janë keq, askush nuk është mirë. Qeveria duhet të tërhiqet nga roli i saj si “pronare” e universiteteve shtetërore, duke i lenë lirinë akademike dhe autonominë financiare universiteteve publike, duke i hequr atyre njëkohësisht privilegjet në financim, duke i lënë në treg të fitojnë vetë studentin. Ashtu sikurse duhet të heqë diskriminimin fiskal dhe financiar për arsimin jopublik e privat. Modelet janë, modelet duhen marrë atje ku janë të suksesshëm. Më të suksesshmet e tyre, të cilat elitat politike të vendeve përkatëse kanë pasur guximin t’i ngrenë jashtë populizmit, brenda ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për universitetin shqiptar. Jemi mbrapa, duhet të marrim modelin më të avancuar. Ashtu sikurse në informatikë, nga ka pse të kalojmë gradualisht nga makina e shkrimit tek makina elektrike për të mbërritur te kompjuteri. Kalojmë direkt tek XP.
*Një prej themeluesve dhe administrator i Universitetit Europian të Tiranës