E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, pritje për 63-vjetorin

 

Në përvjetorin e 63-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Tiranë është organizuar një ceremoni koktejl nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të trupave diplomatikë. Në një ceremoni koktejl organizuar pasditen e së premtes në Tiranë është festuar dita e Kombeve të Bashkuara në përvjetorin e 63 të organizatës. Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri Berisha, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të trupave diplomatike etj. Gjatë fjalës së saj, koordinatorja e përhershme e OKB-së në Tiranë, Cosslet, falenderoi të ftuarit për pjesmarrjen ndërsa parashtroi disa nga sfidat dhe objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit. Në emër të qeverisë shqiptare, ministri i Jashtëm Lulzim Basha tha se Shqipërisë pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO i kanë lindur detyra dhe angazhime të tjera për anëtarësim të plotë në Aleancë dhe BE. I pranishëm në ceremoni, kryeministri Berisha nuk ka preferuar të flasë ndonëse ishte programuar që të mbante fjalimin e rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›