E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qeveria dështoi me lëvizjen e lirë”

 

“Qeveria nuk e ka mbajtur premtimin për lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse ka dështuar në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Komisioni Evropian”, theksoi të premten gjatë një konference për shtyp Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Arta Dade. Dështimi i qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve, mungesa e dokumenteve të besueshëm të identitetit dhe pasaportave, të gjitha këto të pasqyruara në raportet e institucioneve ndërkombëtare, por dhe tendencat për të kontrolluar institucionet e pavarura nga ana e qeverisë dhe kryeministrit, janë arsye që sipas Dades pengojnë procesin e liberalizimit të lëvizjes së shqiptarëve. Ministria e Jashtme reagoi dje duke e konsideruar deklaratën e Dades si shtrembërim të së vërtetave dhe realitetit të sotëm shqiptar. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, deklarata e PS-së “reflekton mungesë të thellë përgjegjësie dhe vullnet për të shtrembëruar të vërtetat dhe realitetin e sotëm mbi Shqipërinë dhe imazhin e saj në botë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›