Trafik hashashi në male në gjyq 5 korrierët
20/05/2009 Prokuroria përfundon hetimet ndaj të rinjve, zbardhet skema e trafikut të drogës
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet ndaj shtetasit Ervin Hoxha, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në Greqi si dhe për katër shtetasit e tjerë Klevin Tomorri, Andi Nazeraj, Ervin Saliaj dhe Shkelzen Lamçen, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi” në bashkëpunim. Nga aktet e hetimit paraprak rezulton se në datë 8 dhjetor 2008 në vendin e quajtur Çeçem, në anë të rrugës Vrisera- Llongo të komunës Dropull në Gjirokastër, është gjetur i braktisur një automjet autoveturë tip NISSAN Mikra me targa TR 8710 L. Automjeti është gjetur i braktisur dhe brenda saj janë gjetur katër çanta me lëndë narkotike e llojit hashash. Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore nga ana e Prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër në datë 17 dhjetor është bërë shpallja e moskompetencës lëndore për këtë procedim dhe aktet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjatë kësaj kohe është kryer sekuestrimi i dokumentacionit që ndodhej në automjetin e mësipërm. Nga procesverbali i sekuestrimit të provave materiale rezulton se në automjet janë gjetur edhe dokumente të pronësisë që nga verifikimet rezultoi se mjeti i përkiste shtetasit Ervin Hoxha nga fshati Kuman i Fierit. Menjëherë pas këtij konstatimi akuza vendosi masën e “arrestit në burg” në mungesë për të sipërcituarin.
Skema e trafikimit
Ndërkohë që nga thëniet në cilësinë e personave nën hetim të bëra nga ana e të pandehurve Klevin Tomorri, Andi Nazeraj, Shkëlzen Lamçe dhe Ervin Saliaj, rezulton se i pandehuri Ervin Hoxha më 7 dhjetor 2008 një ditë përpara ngjarjes ka takuar të pandehurit e tjerë dhe i ka premtuar se do të shkonin në Greqi më 8 dhjetor. Mirëpo gjatë kalimit të kufirit do t’u jepte nga një çantë me hashash për të kaluar kufirin. Si shpërblim ata do të merrnin nga 1000 euro. Të nesërmen të 4 të pandehurit e sipërpërmendur kanë vajtur në Gjirokastër dhe kanë pritur rreth orës 16:30 min në stacionin e furgonave të qytetit që të vinte i pandehuri Ervin Hoxha. Pikërisht aty ka ardhur 27-vjeçari Hoxha dhe u ka thënë 4 të pandehurve të tjerë që të prisnin aty, pasi do të shkonte të merrte hashashin. Automjeti është gjetur vonë në darkë i braktisur në afërsi të vendit të quajtur anë e rrugës “Vrisera”, së bashku me katër çantat e mbushura me lëndë narkotike. Nga verifikimet e shumta është konstatuar se katër të pandehurit nuk kanë kallëzuar krimin në prokurori dhe pikërisht për këtë ata akuzohen për “moskallëzim krimi”.