Kunder shtigjeve te korrupsionit ne drejtesi
Kur pyeta në Zvicër si ia bënin që ishin aq të pastër, përgjigjja ishte befasuese në thjeshtësinë e saj: "Ne nuk pastrojmë kushedi se çfarë, sepse… nuk bëjmë pis"! Në Shqipëri e kemi ndryshe. Edhe pis bëjmë, edhe nuk pastrojmë siç duhet. Strategjia e profilaksisë është e vlefshme kudo në jetë. Dhe në drejtësi e quajnë "Luftë parandaluese e veprave dhe shkeljeve të ligjit përgjithësisht". Vërejtja ime kryesore për reformën në drejtësi lidhet pikërisht me sëmundjen e vjetër tonën, mbivlerësimin e goditjes së shkeljeve nga një anë dhe, nga ana tjetër, nënvlerësimin e parandalimit të tyre. Një vërejtje bën edhe Doris Pak nga Brukseli dhe menjëherë shtohen dispozitat penale me 100 lloje e nën lloje veprash, sikur vuajmë për nene e nuk vuajmë për parandalimin apo ndëshkimin e veprave penale. Bëjmë luftë kundër korrupsionit, duke e kuptuar ngushtë këtë me zbulimin dhe ndëshkimin e rasteve konkrete dhe pak përpiqemi, për të mos thënë aspak, për parandalimin e kësaj sëmundjeje.
***
Duke sistemuar në kompjuter praktikat gjyqësore ndesha në një rast, që më dha idenë e këtij shkrimi: Gjykata e Shkodrës, me një vendim të saj të para ca kohëve, kishte detyruar Sigurimet Shoqërore të paguanin pensionin "Për veprimtari patriotike", sipas saj, të ndërprerë në mënyrë të padrejtë në vitin… 1949, duke urdhëruar kthimin trashëgimtarëve të vleftës së pensionit për gjithë periudhën 1949-1974, bashkë me interesat dhe koeficientët e ndryshimit të vlerës së monedhës, që sipas Përmbarimit, rezulton në shumën mbi 33 milionë lekë. Ky detyrim është pak të thuash i paligjshëm, vetëm për faktin se në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, tradicionalisht ka qenë dhe është rregulli i kërkimit të pensionit të refuzuar padrejtësisht, apo të papaguar. Ai ka efekt në një afat 3-vjeçar. Detyrimit i zbriten 22 vjet, ose rreth 8 herë nga detyrimi i pranuar.
Pensioni i pretenduar nuk është pension pleqërie, familjar, apo invaliditeti, që janë taksativë me plotësimin e kushteve e si të tillë jepen në mënyrë të detyrueshme, por pension i veçantë (në fakt, shpërblim i përhershëm që jepet në varësi të fakultetit të organit kompetent, e si i tillë, nuk ka raporte detyruese në njohje, heqje etj). Problemi është se vendimi haptazi i paligjshëm është i formës së prerë, pra nuk ka rrugë ligjore për kundërshtimin e tij.
***
Ky "xhevahir" nuk është një rast i shkëputur dhe as i vetëm në fushën e gjykimeve civile. Në arkivin tim kam të analizuar qindra e mijëra raste të këtyre 7-8 viteve të fundit, me vendime gjyqësore të paligjshme, ndër të cilat, me dhjetëra, në mos me qindra, janë haptazi të paligjshme e me pasoja të rënda në dëm të shtetasve dhe shtetit vetë. Por në kohën e konstatimit nuk kishte rrugë ligjore për kundërshtimin e tyre, rivendosjen e ligjit dhe ndreqjen e pasojave. Tani së fundi, në Prokurorinë dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës konstatova disa raste tejet të rënda të vendimeve penale, gjithashtu haptazi të paligjshëm.
Ja disa prej tyre:
-Me vendimin nr. 495 të këtij viti, me akuzë të prokurorisë është deklaruar fajtor dhe dënuar me dy muaj burg, për "largim nga vendi i dënimit" një person, për të cilin vetë gjykata pranon se nuk është i dënuar, por në fazë hetimi.
-Me vendimin nr. 440 të vitit 2007, një person është deklaruar fajtor dhe dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burg me kusht dhe 10 milionë lekë të vjetra gjobë, për një vepër të amnistuar në janar 2007. Kur çështja ishte në hetim akoma.
-I njëjtë është edhe rasti i vendimit nr. 506 të vitit 2007, me të cilin është dhënë dënim me tre muaj burg për një vepër të amnistuar. Raste të tilla të dënimeve për vepra të amnistuara janë të shumta.
-Me vendimin nr. 1468 të vitit 2006, lidhur me kërkesën e prokurorisë për masë mjekësore ndaj një personi në hetim, që rezulton i papërgjegjshëm, gjykata e deklaron fajtor për kryerje krimi, ndonëse pranon shprehimisht se nuk është dërguar në gjyq me akuzë për t‘u dënuar, por më kërkesë për masë mjekësore, meqë është i papërgjegjshëm dhe i ngarkon edhe shpenzimet gjyqësore. Prokuroria, jo vetëm hesht për këtë vendim të kundërligjshëm e antikushtetues, por edhe e ekzekuton atë në mënyrë skandaloze, duke i marrë lekët të papërgjegjshmit teksa është shtruar në spital, si i sëmurë psikik. Një rast të tillë të ngjashëm e gjej edhe në dy vendime të tjera.
-Me vendimin nr. 1370, datë 28.12.2006, ndonëse gjykata e dënon një person për "mosdeklarim në kufi të të hollave e sendeve", një formë kontrabande dhe pastrim parash njëkohësisht, ka urdhëruar kthimin e shumës 33 mijë euro të konfiskuar, sepse "nuk është provë materiale si përfitim nga krimi", duke injoruar faktin se ishte sekuestrim jo sipas procedurës penale, por sipas ligjit material, Kodit të Doganave.
-Gjykata e Lezhës, me vendimin nr. 163, datë 19.12.2007, në një çështje që sipas policisë, prokurorisë dhe vetë gjykatës ishte rrahje (që ndiqet mbi ankimimin e të dëmtuarit), pushon gjykimin me arsyetimin se nuk ishte paraqitur i dëmtuari akuzues. Konkluzioni i rrahjes ishte bazuar në një akt ekspertimi mjeko- ligjor, në fund të të cilit shkruhej tekstualisht: "Radiografia ku mbështetemi në këtë konkluzion nuk dihet kujt i përket, sepse nuk ka asnjë shënim në të". Besoj se nuk ka vend për koment.
Këto vendime janë dhënë në prani të prokurorëve, të cilët jo vetëm nuk i kanë kundërshtuar vendimet, por edhe i kanë ekzekutuar, ndonëse kanë qenë të gjitha bazat edhe mundësitë për apelim ose rekurs. Nuk është pa vend të thuhet se këto vendime janë marrë edhe nga gjyqtarë e prokurorë, me 20 a 30 vjet përvojë.
***
Vendimet e kundërligjshme të formës së prerë, pas kalimit të afatit të rekursit të zakonshëm, janë kundërshtuar me rekurs në interes të ligjit, fillimisht nga Prokurori i Përgjithshëm deri më 1996-ën, e më pas nga palët deri më 2001-shin, kur u hoq përfundimisht, duke mbetur vetëm vendimi unifikues, i cili kushtëzohet me çështjet në gjykim në kolegjet dhe me kompetencë kërkimi nga kolegjet, ose kryetari i Gjykatës së Lartë. Por jo si detyrim ligjor, por në çmim të tyre.
Heqja e kompetencës së Prokurorit të Përgjithshëm për rekurs u bë me argumentin se, ligji kushtetues në atë kohë kufizonte juridiksionin e tij në çështje penale vetëm për hetimin dhe akuzën, argument që ka rënë jo vetëm se Kushtetuta i hapi rrugë zgjerimit me ligj të kompetencave të tij, por edhe me ndryshimet në ligjin organik të prokurorisë. Në atë kohë mund të ishte argument për kompetencën e prokurorisë, por jo të hiqej fare ky mjet procedural. Ishte një veprim krejtësisht i gabuar, për faktin se në kushtet e përmbysjes së plotë të legjislacionit të mëparshëm dhe ribërjes së plotë të legjislacionit që vazhdon e do vazhdojë edhe për një kohë relativisht të gjatë, të largimit të pjesës dërrmuese të juristëve të vjetër e me përvojë kryesisht nga gjykata, por edhe nga prokuroria (për shkak moshe), për preferencë të avokatisë, apo veprimtarive të tjera me më shumë të ardhura etj., por edhe për faktin se një pjesë e mirë e magjistratëve vërtet kanë superioritetin se janë më të shkolluar, njohës të gjuhëve e literaturës juridike të huaj, por kanë mangësinë se nuk e dinë mirë shqipen e drejtësisë, përvojën.
Në këtë mes duhen parë edhe faktorë të tjerë: Për shkak të mungesës së traditës për një reformë legjislative moderne e demokratike të përmasave të mëdha e urgjente, jemi të detyruar të marrim eksperiencë, në mos po "importojmë" variante të gatshme legjislative nga vende të ndryshme, duke krijuar kështu jo vetëm konglomerate që mbartin eklektizëm e kontradikta, por edhe dispozita të ndërlikuara, pjellë e përkthimeve të pasakta, nga sisteme juridike të ndryshme, të përshtatur nga juristë pa përvojë e të miratuar me konsensuse, në thelb lëshime reciproke që ndërlikojnë strukturën dhe formulimet e dispozitave e që vështirëson zbatimin e tyre apo i bën të pazbatueshme. Janë këto shkaqet që rreth 75% e akteve tona normative janë vetëm ndryshuese, shfuqizuese, apo shtuese të akteve të miratuara pak javë a muaj më parë, madje ndonjëherë edhe të miratuara para pak ditësh.
Në një koniunkturë të tillë legjislative dhe me juristë përgjithësisht pa përvojë, është e kuptueshme se probabiliteti i gabimit gjyqësor është i lartë. Mjetet e sotme të reagimit ndaj vendimeve dhe veprimeve të hetimit e gjykimit janë mjete të palëve, e si të tilla, ushtrohen vetëm kur është në interesin e tyre. Prokurori, si reagues i vetëm "i jashtëm" është shmangur tërësisht nga procesi civil, ndërsa shkalla e reagimit të tij me mjete të zakonshme në procesin penal është qesharake, jo vetëm si volum, por edhe si rezultat.
Prokurorët dhe gjyqtarët e çështjeve penale janë efektivisht zotër të vetëm të çështjeve me probabilitetin e shkeljeve, gabimeve, apo fajeve në dhënien e vendimeve në favor të të dënuarve. Prokurori i Përgjithshëm, me përjashtim të ndonjë rasti që sinjalizohet, e ka të pamundur objektivisht të reagojë, sepse nuk mund të kontrollojë e të konstatojë këto raste brenda afatit 1-mujor të rekursit. Mungon tërësisht kontrolli efektiv i jashtëm, ndërkohë që edhe KLD-ja në thelb është një organ i burokracisë administrative dhe i kuadrit në gjykata, përderisa kur konstaton vendime të kundërligjshme nuk ka rrugë dhe as të drejtë reagimi, por vetëm merr masa administrative ndaj shkaktarëve. Një situatë e tillë paradoksale është rrjedhojë e konfondimit të kontrollit dhe reagimit nga jashtë me "pavarësinë" e pushtetit gjyqësor në dhënien e drejtësisë. Më në fund, kundërshtimi i organeve shtetërore në pozitën e kallëzuesit apo pjesëmarrësit në gjykim është krejtësisht minimal dhe pa peshë.
Gjykatat e Faktit, më 2007-ën, nga 6268 çështje penale të shqyrtuara ka vendosur pafajësi, pushim çështjeje, kthim për plotësim hetimesh, apo inkompetencë në 1510 çështje, rreth 25%, një përqindje e madhe nëse krahason se në ekonomi, një skacitet e shumta prej 10% e bën prodhimin pa leverdi. Ndërkohë, për këtë lukuni skarcitetesh është reaguar me Apel. Dhe vetëm për 507, shifër që ka pësuar rënie graduale nga viti në vit në përmasa shqetësuese. Rënie deri në 2.5 herë kanë edhe rekurset e prokurorit në krahasim me vitin 2006. Dhe afro 90% në krahasim me vitin 2005.
Me tej, rezulton se janë shqyrtuar gjithsej afro 23 mijë çështje civile, pa palë kundërshtare kundrejt afro 19 mijëve me palë kundërshtare. Ndërsa për ato me palë kundërshtare private gjërat janë relativisht të diskutueshme; për çështjet me njërën palë shtetin, ose për ato pa palë kundërshtare, përgjithësisht rrezikohen interesat publike. Kemi parasysh se janë ankuar gjithsej vetëm 4400 vendime, afro 10% e totalit, në pjesën dërrmuese çështje me të dyja palët kundërshtare private. Kjo do të thotë se pjesa dërrmuese e rasteve me një palë nuk është kundërshtuar, pra ka qenë në interesin e tyre.
Ja disa të dhëna mjaft domethënëse edhe për persona me pak fantazi:
-Mungesa e prokurorit në procesin civil;
-Një Avokaturë e Shtetit që është akoma në hapat e parë;
-Qëndrimi i përfaqësuesve të subjekteve publikë me një shkallë e cilësi të ulët në pjesëmarrje, e të gjithë bashkë me reagime;
-Apelime dhe rekurse minimale;
-Realiteti mbrojtës i pronës dhe interesit publik në procesin civil.
Një situate të tillë të legjislacionit, magjistratëve dhe mekanizmave proceduralë, duhet t‘u shtojmë edhe realitetin e hidhur e të fshehtë të korrupsionit, si të përfaqësuesve të subjekteve publike në procesin penal e të magjistratëve, ashtu edhe për realitetin e hidhur se legjislacioni ynë material dhe procedural ka gabime parimore, mangësira e hapësira të lira a të diskutueshme, që shfrytëzohen drejtpërdrejtë ose indirekt, kultivojnë dhe lehtësojnë korrupsionin.
Është e vërtetë se, tashmë gjyqtarët dhe prokurorët përgjithësisht nuk i kemi juristë të thjeshtë, por me magjistraturë, megjithatë niveli profesional lë mjaft për të dëshiruar, sepse shumë prej tyre vuajnë nga sëmundja shehoviane: "Edhe mjeku, nga humanist, kthehet në antinjerëzor, sepse mjekon me leksionet e universitetit edhe pas 30 viteve". Kemi pothuaj vakum në periodikët juridikë, me përjashtim të një botimi privat si Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa për botime të përbashkëta as që bëhet fjalë. Artikujt dhe botimet e tjera janë, me ndonjë përjashtim, narracione të ligjit dhe praktikës, por jo analiza dhe kritika shkencore sikurse duhet të jenë. Në shumë gjykata e prokurori nuk shikon një bibliotekë për të qenë, raftet e zyrave janë bosh në mënyrë domethënëse, janë pajisur me aparaturë për internetin, por u është vënë çelësi për të kursyer lekë për karburantin e veturës së shefit.
Nisur nga të gjitha këto, rekomandoj rivendosjen e rekursit në interes të ligjit. Përcaktimi i juridiksionit dhe kritereve e kompetencave është një çështje që mund të zgjidhet në disa variante e, që për mua nuk ka rëndësi, sepse pavarësisht kush do të ketë të drejtën e paraqitjes, do jetë pushteti gjyqësor që do vendosë. Thelbësorja është te domosdoshmëria dhe urgjenca e rivendosjes së këtij mekanizmi të rëndësishëm, jo thjesht procedural.