Kundër statusquosë shtet-universitet
HENRI ÇILI*
Faleminderit Mark Marku për shkasin që na dhe përmes kësaj polemike, të debatojmë rreth disa ideve të reja për Arsimin e Lartë në Shqipëri, temë e cila më intereson veçanërisht si pedagog dhe si i përfshirë në një sipërmarrje konkrete në këtë sektor, Universiteti Evropian i Tiranës. Mendoj, që nëse do të investohemi këtu do të kishim një dobi më të madhe për publikun, lektoratin tonë, për studentët dhe prindërit, për aktorët shoqërorë dhe politikë. Sa për analizën e shkrimeve të mia, ato janë aq modeste në tërësinë e medias shqiptare, saqë meritojnë vetëm një fjali: analizat dhe shkrimet e mia reflektojnë konceptim tim për të drejtën dhe të padrejtën, i cili nuk është absolut, sidomos në sferën e veprimit shoqëror, politik dhe demokratik, ndaj ato nuk i japin qartësisht “parajsën” apo “ferrin” njërit dhe tjetrit. Demokracia është një dialog ku e drejta dhe e gabuara janë të lëvizshme, të diskutueshme, ku askush nuk ka plotësisht të drejtë dhe tjetri plotësisht gabim. Kush ka qartësi tjetër, të plotë për të mirën dhe të keqen, e ndjek, e lexoj por nuk i besoj. Urime të gjithë atyre që kanë qartësi biblike. Nuk është shkolla ime.
Të kthehemi te tema e debatit për rolin e shtetit në Arsimin e Lartë, i cili mori shkas nga thelbi i konfliktit mes Akademisë Marubi dhe qeverisë. Unë nuk e fsheh aspak, edhe sikur të dua nuk mundem, edhe sikur të mundem nuk dua, që përfaqësoj një grup interesi në shoqërinë shqiptare, që janë universitetet jopublike apo private, të paktën për sa na takon për Universitetin Evropian të Tiranës. Angazhimi në këtë sipërmarrje vjen nga fakti që këto kanë qenë me kohë idetë e mia filozofike, të cilat të konkretizuara në këtë sektor janë prononcuar hershëm, pa lindur UET, për iniciativën e lirë në këtë sektor, për zhvillimin e sektorit privat në çdo fushë. Si një koherent për idetë e liberalizmit ekonomik, sa më pak shtet, sa më pak sektor publik, aq më mirë për shoqërinë. Përveç administratës publike, policisë, gjykatësit dhe mësuesin e fillores e nëntëvjeçares, personalisht si qytetar çdo harxhim tjetër i taksave të mia do të më dukej i padrejtë. Por ky tjetri është një debat netësh dimri.
Ndaj nuk ka as të papritur, as të re fakti që unë militoj sipas interesave të mia dhe sipas ideve të mia njëkohësisht, kur them se jam për një reformim me themel të sistemit tonë të Arsimit të Lartë dhe për një rikonceptim të rolit të shtetit në Arsimin e Lartë të paktën. Kështu siç e kemi sot e kemi një rudiment të shtetit socialist. Sot kemi një sistem punist të Arsimit të Lartë, ku shteti financon gjithçka në Arsimin e Lartë publik, ose praktikisht gjithçka, ku shteti nuk i lë universitetet publike, (gjë për të cilën me të drejtë, trupa akademike shpesh proteston e ngre zërin), as një fije autonomie financiare, duke iu përcaktuar gjithçka: pagat, kuotat, normat, shpërblimet, etj, etj, etj, praktikisht në të njëjtën mënyrë si në vitet 80-të. Në kuptimin e financimit dhe administrimit, sistemi publik është “kooperativa e fundit” e sistemit socialist për analogji sikurse i quajti dikur Milton Fridman spitalet e Anglisë në vitet 70-të. Pedagogët e nderuar të sistemit publik dhe studentët nuk e meritojmë më këtë arkaizëm.
Krahas kësaj, më në fund është futur dhe një aktor i ri, universiteti privat, i cili ka gjallëruar sektorin, por që është në kufizimet e tmerrshme të një sistemi si ky, funksionojnë dy parime kontradiktore brenda të njëjtin sektor: Nga njëra anë universiteti publik plotësisht i subvencionuar, i cili zmadhohet nga pikëpamja sasiore përditë dhe një universitet privat dhe jopublik, cili taksohet si çdo biznes tjetër.
A mund të vazhdojë një sistem me dy parime: Nuk është e mundur. Është njësoj sikur AMC që ishte dikur publike, të vijonte plotësisht falas dhe të vinte të futej në treg VODAFONE private me çmime tregu. Është e qartë që ky sektor nuk mund të zhvillohet, me një operator falas dhe tjetrin me çmim tregu. Në kushtet kur për 100 arsye vijimi i universitetit publik është një fakt, të paktën të ndërhyjmë te mënyrat e menaxhimit të parasë publike që shoqëria vë në dispozicion të shoqërisë. Universitetet private nuk duan të bëjnë biznes me paratë e qeverisë, duan që qeveria të krijojë konkurrencë të barabartë, të mos diskriminojë privatët dhe të mos favorizojë publikun. Konkurrencë të drejtë për të “fituar” studentin. Jo subvencione 100 për qind njërit dhe taksa 100 për qind tjetrit, siç jemi sot.
Jo me kot kemi një ndarje me thikë të sistemit Evropian të Arsimit të Lartë Evropian dhe atij anglo- sakson. Në Evropë Arsimi i Lartë privat, është atrofizuar pasi Arsimi i Lartë është falas apo praktikisht falas. Ose është një prani ishujsh të vegjël si Boconi në Itali apo Grand Ecoles në Francë, të cilat janë me pagesë. Përkundër kësaj, në sistemin Anglo- sakson (Angli – SHBA), jo thjesht universitetet private janë të zhvilluara, por principi i mirë – menaxhimit ka krijuar presion edhe në universitetet publike që të menaxhohen si privatët. Ky është paradoksi ku gjendet sot Arsimi i Lartë në Shqipëri. Është shfaqur në thelb kontradikta mes dy parimeve të sistemit tek ne.
Cili është sistemi më i mirë: Të debatojmë. Apriori të gjithë i njohin sot superioritet e sistemit anglo- sakson të Arsimit të Lartë, i cili është jo vetëm më efikas nga pikëpamja e menaxhimit, të ardhurave etj, por ka gjetur mekanizmat të jetë dhe më social. Kështu sistemi i bursave që jep qeveria apo ente të tjera publike dhe private, bën të mundur aksesin në universitet të gjithëve, ku ekselentët çmohen, ku për degët me dobi shoqërore ka donacione e bursa plot, kur për degët e kërkuara në treg ka çmime vërtet tregu.
Cili është sistemi më i keq: Të debatojmë. Por apriori është Evropa dhe jo Amerika, që po përpiqet të reformojnë prej dekadash sistemin, për të marrë sa më shumë që të jetë e mundur nga elementët e sistemit anglo-sakson. Para disa vitesh, Austria ngriti pagesat e studentëve, në Polonik shoqata e prindërve që zgjedhin arsimin privat fitoi gjyqin në Gjykatën Kushtetuese ndaj qeverisë kundër “taksimit të dyfishtë” dhe qeveria polake është tashmë e detyruar të mbështesë në të njëjtën mënyrë dhe studentët e sistemit privat të edukimit. Në Hungari qeveria bën tashmë gjënë më të arsyeshme: jep për çdo student një donacion mujor dhe është ky i fundit që e vendos vetë ku ta harxhojë.
Është rasti të përfitojmë nga prapambetja, siç thotë Farid Zakaria në librin e tij “E ardhmja e lirisë”. Për të bërë një reformë, nuk kemi pse të marrim modelin e universitetit të Kalabrisë, të shqyrtojmë të paktën modelin më të avancuar, të ndërtojmë një dialog për shanset e aplikimit të këtij sistemi.
Është koha t’u themi të vërtetën prindërve dhe studentëve shqiptarë për nivelin e universitetit shqiptar. Të jemi të ndershëm me taksat e tyre. Të futim kompeticionin mes ofruesve të shërbimit të Arsimit të Lartë, publik apo privat qofshim. Ta lëmë studentin të zgjedhë vetë se ku do të shkojë, duke i dhënë atij sipas kriteresh sociale dhe meritokrate atë pjesë të buxhetit që shoqëria ka vënë për shkollimin e të rinjve: të jenë ata vetë pastaj të vendosin se ku do të shkojnë, në Akademinë e Arteve apo në Akademinë Marubi, në Universitetin e Tiranës apo në Universitetin Evropian të Tiranës. Kjo sigurisht pas një monitorimi të rreptë, të barabartë dhe të besueshëm, që qeveria ka të drejtë dhe detyrë t’i bëjë gjithë sistemit. Ta bëjmë sistemin konkurrues, duke i dhënë universitetit publik autonominë e vërtetë në administrim bashkë me detyrimit për t’u bërë tërheqës për studentin, por duke caktuar më parë një çmim për studimet. T’i krijojmë kushte reale universitetit privat të konkurrojë në sektor, duke eliminuar “universitetin e subvencionuar 100 %”, siç mund të quhej me metaforë mënyra aktuale e financimit publik për Arsimin e Lartë.
Këto janë idetë dhe interesat e mia, këto janë interesat dhe idetë e mia. Për këto ne falënderojmë gjithkënd që merr pjesë në këtë debat, që e çon atë përpara. Kjo është më e rëndësishmja.
*Administrator i Universitetit Evropian të Tiranës