E Diel, 1 Nëntor 2026

“Njeriu i natës”, arrestohet nga policia grabitësi 20-vjeçar



Një 20-vjeçar u arrestua nga policia në kryeqytet, pasi kërkohej për disa grabitje të kryera. Strukturat e hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, finalizuan operacionin policor “Njeriu i natës” dhe vunë në pranga 20-vjeçarin Eugen Arapi, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas burimeve zyrtare, ndalimi i tij u krye, pasi i riu ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, sepse Gjykata e Kavajës, me vendim të datës 31 korrik 2009, e ka shpallur fajtor, për veprën penale të “vjedhjes”, në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera, është dokumentuar tërësisht implikimi i tij edhe në disa vjedhje.

Kështu 20-vjeçari dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një kompjuteri lap-top në banesën e një shtetasi, të ndodhur në rrugën “Budi” në Tiranë, ndërsa në muajin gusht të këtij viti dyshohet se ka realizuar vjedhjen e një sasie prej 9.000 lekësh, një telefon dhe disa bizhuteri në banesën e një shtetasi. Më datë 15 tetor 2009 në rrugën “Budi” dyshohet se ka vjedhur banesën e një shtetasi, ndërsa pas 12 ditësh sërish në rrugën “Budi” ka vjedhur banesën e një shtetasi. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kompjuterin lap-top vjedhur, si dhe sendeve të tjera të vjedhura. I riu u shoqërua në qelitë e paraburgimit në pritje, për të vazhduar procesin gjyqësor nga drejtësia shqiptare në ngarkim të tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›