Bogdani: Himara tregues konkret i qeverisjes së PD-së
27/05/2009 Forumi Rinor i PD-së
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka deklaruar në një takim elektoral të organizuar me të rinj në Bashkinë e Himarës se rinia do të jetë një nga prioritetet e PD-së në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Bogdani ka theksuar se Himara do të vazhdojë të jetë në vëmendjen e qeverisë, për të thelluar më tej ndryshimin e realizuar në këta katër vjet. “Zona e Himarës është një tregues konkret i qeverisjes së Partisë Demokratike në katër vjet, ku investimet kanë qenë të shumta. Të gjithë duhet të punojmë, dhe veçanërisht të rinjtë, me qëllim që Partia Demokratike të jetë fituese në zgjedhjet e 28 qershorit dhe të vazhdojë ndryshimin e nisur të Shqipërisë”, - ka deklaruar Bogdani. Gjatë këtij aktiviteti kreu i forumit të të rinjve të PD-së, së bashku me drejtuesin e degës së kësaj force politike për Vlorën, Ardian Kollozi, kanë prezantuar kandidatin për deputet në këtë qark, ish-futbollistin e ekipit vlonjat “Flamurtari” Kreshnik Çipi. Nga ana e tij Kollozi, edhe ai kandidat për deputet në këtë qark, ka bërë një retrospektivë të investimeve prej miliona eurosh të realizuara në zonën e Himarës me mbështetjen financiare të qeverisë.