Italia mbështetje për integrimin e Shqipërisë
27/05/2009 Integrimi Europian
Ambasadori i Republikës së Italisë në vendin tonë Saba d’Elia ka deklaruar gjatë seminarit “Instrumenti i Paraaderimit në Bashkimin Europian dhe Koperacioni për Zhvillim mes Shqipërisë dhe Italisë” se vendi i tij ka mbështetur dhe do të vijojë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përfaqësuesi Romës zyrtare ka theksuar se vendi i tij është vlerësuar si partneri kryesor politik dhe ekonomik i Shqipërisë ndër vite. Gjatë këtij takimi D’Elia ka theksuar se gjatë viteve të fundit vendi ynë ka përjetuar një rritje të kënaqshme ekonomike. Megjithatë, ai ka thënë se ende ekzistojnë hije ngërçi në disa institucione shtetërore. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Genc Pollo, i cili vlerësoi se ndihma financiare e Paraaderimit e BE-së përbën për Shqipërinë një nga instrumentet më të rëndësishme në mbështetje të reformave të zhvillimit, por edhe axhendës së integrimit evropian. Gjatë aktivitetit të organizuar nën kujdesin e ambasadës italiane në Shqipëri Pollo tha se në dy dekadat e fundit Komisioni Europian është donatori më i madh multilateral për Shqipërinë dhe Italia donatori bilateral më i madh për vendin tonë.